KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Takimi i sotëm Kurti – Vuçiq në Bruksel për propozimin evropian, kjo është agjenda e takimeve
Politikë

Takimi i sotëm Kurti – Vuçiq në Bruksel për propozimin evropian, kjo është agjenda e takimeve

Kosova News
Kosova News 08:19 -27/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do ta zhvillojnë takimin e nivelit të lartë në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pritet të takohet me kryeministrin Kurti në orën 15:00.

Ndërsa, në orën 16:15, Borrell pritet të zhvillojë takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimeve të ndara, në orën 17:15, Josep Borrell pritet të zhvillojë takim të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimeve, Borrell pritet të prononcohet për media.

Shërbimi Evropian për Çështjet e Jashtme në Bruksel, të mërkurën, ka publikuar agjendën për takimin e 27 shkurtit, me ç’rast është bërë e ditur se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen veç e veç me të dërguarin Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesin e lartë të BE-së, Borrell, duke filluar nga ora 15:00, pastaj do të kenë takim të përbashkët.

Fokusi i takimi do të jetë mbi propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian më 2011.

Përgjatë kësaj kohe janë nënshkruar diku 33 marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar.

Tani për tani të dyja vendet kanë synime të ndryshme për marrëveshjen finale.

Kosova insiston në njohje reciproke, Serbia kërkon zgjidhje kompromisi.

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër

Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit

Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu thërret në takim liderët e partive politike

Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

Kosova News 27/02/2023 27/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
scattered clouds
28° _ 27°
43%
4 km/h
Tue
26 °C
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Inspektorati i Punës: Subjekti ku u shemb vinçi s’ishte inspektuar më parë
19:10 -28/07/2026
Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë
18:38 -28/07/2026
Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër
18:16 -28/07/2026
Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit
18:05 -28/07/2026
Goditet nga një veturë në Durrës, 62 vjeçari nga Kosova vdes në spital
17:54 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?