KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tahiri: Miratimi i rregullores së Kuvendit, meritë e grupit punues
Politikë

Tahiri: Miratimi i rregullores së Kuvendit, meritë e grupit punues

Kosova News
Kosova News 20:17 -09/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka folur për rregulloren e punës së Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, kryeministri Albin Kurti po bën përpjekje për të përvetësuar meritat.

Në një postim në Facebook, Tahiri ka thënë se miratimi i rregullores së punës së Kuvendit është meritë e punës njëvjeçare e grupit punues.

“Miratimi i Rregullores së Punës së Kuvendit është meritë e drejtpërdrejtë e grupit punues që ka punuar më shumë se një vit, e i cili përbëhej me shumicë nga partitë opozitare, ekspertë të NDI-së dhe organizatave tjera të shoqërisë civile”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka thënë se është pikërisht Kurti i cili e ka penguar dhe bllokuar miratimin e kësaj rregullore.

“Statusi i kryeministrit Kurti tregon dy elemente shumë të rrezikshme: e para, tendenca për të marrë merita që nuk i takojnë, për shkak se, nëse e ka një njëri që e ka bllokuar miratimin e kësaj rregullore, ka qenë vetë Kurti gjatë dhjetë vjetëve, i cili nuk ka dashur të mbështesë shumicën për të kaluar këtë rregullore. E dyta, ai e merr rolin e kryetarit të Kuvendit, i cili duke dashur ta ruajë konsensusin që e kemi pasur në grup punues, nuk ka publikuar dhe nuk ka marrë merita”, është shprehur ai.

Tahiri ka komentuar edhe deklarimet e Kurtit për luftë në një intervistë për mediat italiane.

“Nuk e di çka po mendon kryeministri, njëherë duke shpallë gjendje lufte, e tash duke u munduar të merr merita që nuk i takojnë dhe nuk janë të tija”, ka përfunduar Tahiri.

Ndryshe, rregullorja e re e Kuvendit të Kosovës ka hyrë në fuqi sot, pasi është publikuar në Gazetën Zyrtare. Kryeministri Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me miratimin e Rregullores së re të Punës Kuvendi i Kosovës ka kaluar testin e demokracisë.

Rregullorja e re e Kuvendit u miratua me 81 vota dhe procesi i rishikimit për të ardhur deri te kjo rregullore daton që nga viti 2012.

Gjithashtu lexoni:

Tentativa e 28-të, nesër mblidhen sërish deputetët

Tërnava-Kurtit: Desha t’i ftoja deputetët të prenë nga një kurban, ndoshta ju shkon mirë e mbarë

Edhe Policia e Kosovës demanton shkrimin e Paparacit: Ministri nuk ka kërcënuar askënd

“Kanga jonë” – një natë arti dhe kujtese për 26-vjetorin e çlirimit

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Letonisë

TAGGED: kuvendi, meritat
Kosova News 09/08/2022 09/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Universiteti i Prishtinës zgjeron bashkëpunimet me universitetet hungareze
14:16 -06/06/2025
Aksident trafiku Prishtinë-Ferizaj, një person i lënduar
13:57 -06/06/2025
BE-ja mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale përkundër sanksioneve amerikane
13:09 -06/06/2025
Tentativa e 28-të, nesër mblidhen sërish deputetët
12:54 -06/06/2025
Hakmarrja e Putinit, Rusia bombardon Kievin
12:42 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?