KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Szunyog: Asociacioni sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese
Politikë

Szunyog: Asociacioni sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Kosova News
Kosova News 10:39 -03/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Marrëveshja që është derivat i propozimit franko-gjerman e për të cilën Kosova dhe Serbia u dakorduan të hënën e 27 shkurtit, sipas Shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomasz Szunyog, do të sjellë rezultate të prekshme si për të dyja vendet ashtu edhe për rajonin edhe Evropën.

Komentet dhe kritikat aktuale për këtë marrëveshje, beson diplomati çek, janë ende të parakohshme, kjo pasi që procesi i negociatave po vazhdon.

“Vura re disa nga komentet. Por përsëri, nga këndvështrimi im, ato komente janë të parakohshme, sepse ne jemi ende në proces negociatash”, ka thënë Szunyog në një intervistë për mediumin serb me seli në Kosovë, Radio Kontakt Plus.

Szunyog duke komentuar çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ka thënë se i njëjti është një obligim ndërkombëtar i Kosovës i cili duhet zbatuar sa më shpejt.“Edhe te marrëveshja e arritur të hënën, ka një kërkesë specifike për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme. Dhe unë mendoj se ne jemi shumë të qartë për këtë”, ka shtuar ai.

Ndonëse për Ambasadorin e BE-së është evidente se Kosova e Serbia kanë mendime të ndryshme për çështjen e Asociacionit, i njëjti, sipas tij, duhet zbatuar sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Pra kemi një kornizë ligjore sipas së cilës mund të formohet Asociacioni. Kam folur me ekspertë juridikë, përfshirë juristë dhe ekspertë serbë dhe shqiptarë, kam ndjesinë se ka vend për kompromis”.

Szunyog më tej është shprehur i shqetësuar për vakumin e sigurisë së krijuar në Veri të Kosovës pas largimit të serbëve si nga institucionet e nivelit qendror ashtu edhe nga ato komunal, përshirë Policinë, Gjyqësorin, Prokurorinë, Doganën.

“E shohim qartë se gjendja nuk është e shëndoshë në kuptimin që institucionet nuk po funksionojnë, veçanërisht institucionet e sigurisë, ku natyrisht është edhe Policia e Kosovës, por edhe gjyqësori”, ka pohuar ai.

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër

Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit

Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu thërret në takim liderët e partive politike

Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh

Kosova News 03/03/2023 03/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë
21:29 -28/07/2026
Pacolli kërkon përgjegjësi nga Komuna e Prishtinës pas vdekjes së 26-vjeçarit nga rrëzimi i vinçit
20:27 -28/07/2026
Sveçla, pas vizitës në Zubin-Potok: Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit
20:21 -28/07/2026
Pas tragjedisë, Komuna e Prishtinës kërkon respektimin e masave të sigurisë
20:17 -28/07/2026
Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë
19:41 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?