KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sveçla: Mosdorëzimi i terroristëve të Banjskës dhe strehimi nga Serbia, kërcënim i vazhdueshëm për sigurinë në Kosovë
Siguri

Sveçla: Mosdorëzimi i terroristëve të Banjskës dhe strehimi nga Serbia, kërcënim i vazhdueshëm për sigurinë në Kosovë

Kosova News
Kosova News 18:35 -17/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim, Sekretarin e Ministrisë së Brendshme Federale të Gjermanisë Bernd Krosser i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori gjerman Jorn Rohde.

“Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, priti sot në takim Sekretarin e Ministrisë së Brendshme Federale të Gjermanisë, z. Bernd Krosser, i cili ishte i shoqëruar nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, z. Jorn Rohde dhe ekipi i tij. Ministri Sveçla i uroi mirëseardhje në Ministrinë e Brendshme Sekretarit Krosser dhe me këtë rast shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për institucionet e Republikës së Kosovës.”

“Para delegacionit Ministri Sveçla prezantoi të arriturat në fushën e sigurisë, veçanërisht në luftën ndaj krimit të organizuar, kontrabandës, migrimit të parregullt dhe çdo ilegaliteti tjetër. Ai theksoi se këto të arritura janë edhe falë mbështetjes së partnerëve tanë të cilët kanë kontribuar në ngritjen dhe forcimin e institucioneve të sigurisë.”

Sveçla ka diskutuar edhe për sigurinë e përgjithshme, veçanërisht në veri.

MPB thotë se Sveçla ka shprehur “shqetësimin për mosdorëzimin para drejtësisë të terroristëve që realizuan sulmin terrorist në Banjskë dhe strehimin që po ua bën Serbia, si një kërcënim i vazhdueshëm për sigurinë e Republikës së Kosovës”.

“Sekretari Krosser falënderoi Ministrin për pritjen dhe përgëzoi për të arriturat. Ai po ashtu diskutoi edhe për Procesin e Berlinit, ku Republika e Kosovës mbetet palë aktive e këtij procesi. U diskutua po ashtu edhe Ministeriali i radhës i Ministrave të Brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit. Të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtejmë, si garancë e sigurisë në rajon por edhe më gjerë.”

Gjithashtu lexoni:

Pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Policia në Shtime gjen dhe sekuestron substancë narkotike

Kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë, kolona të gjata automjetesh në Morinë

Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent

Kosova News 17/07/2024 17/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
61%
1 km/h
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
35 °C
Sat
29 °C

Lajmet e Fundit

Kontrolle në sektorin e qumështit, 93 mospërputhje, 46 produkte rezultuan me vaj palme
11:07 -04/08/2026
Pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë
10:38 -04/08/2026
Komuna e Drenasit hap aplikimin për shfrytëzimin e përkohshëm të hapësirave publike në shesh
10:36 -04/08/2026
Nafta shtrenjtohet në Kosovë, arrin në 1.80 euro për litër
10:09 -04/08/2026
Kryeprokurori i Shtetit nënshkruan marrëveshje me Institutin e Bazelit për gjurmimin dhe rikthimin e pasurive të paligjshme të Kosovës
10:07 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?