Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një konference për media ka bërë të ditur se sot është sulmuar nga grupet kriminale serbe një 14-vjeçar, banor i Kroit të Vitakut i cili ishte duke shkuar nga lagjja ku po banonte.
Sveçla thotë se fëmija ka lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 14:00 një 14-vjeçar, banor i Kroit të Vitakut është sulmuar nga grupet kriminale duke shkuar nga lagjja ku po banonte, fëmija ka lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor”, tha Sveçla në konferencën për media.
Ai tutje shtoi se Policia e kosovës është duke u angazhuar maksimalisht në zbardhjen e këtij rasti dhe se do të shfrytëzohen të gjitha kapacitetet e Policisë së Kosovës që ata të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë, shkruan KosovaNews.