KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Supremja shfuqizon pjesërisht udhëzimin për xhamat e errët
Lajme

Supremja shfuqizon pjesërisht udhëzimin për xhamat e errët

Kosova News
Kosova News 11:15 -11/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Supreme e Kosovës ka shfuqizuar pjesërisht dispozitat e Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Punëve të Brendshme që rregullon përdorimin e xhamave të errët në automjete, duke konstatuar se disa nga kufizimet e vendosura nuk kishin bazë ligjore.

Vendimi është marrë nga Kolegji i Gjykatës Supreme në një konflikt administrativ të iniciuar nga Organizata Joqeveritare “Marakli t’Kerreve” dhe Instituti “TriPika – Sport, Sociale, Ekonomi”, të cilët kishin kërkuar shqyrtimin e ligjshmërisë së nenit 7 të Udhëzimit Administrativ (MPB) Nr. 12/2024 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 04/2023 për Regjistrimin e Mjeteve.

Pas shqyrtimit publik të mbajtur më 4 qershor 2026, Gjykata ka aprovuar pjesërisht padinë, duke shpallur të paligjshëm dhe shfuqizuar paragrafin 1, paragrafin 3 dhe paragrafin 4 të nenit 7. Ndërkaq, paragrafi 2 i të njëjtit nen është lënë në fuqi.

Sipas arsyetimit të Gjykatës, Ligji për Rregullat e Trafikut Rrugor dhe Ligji për Automjete nuk parashohin ndalim të përgjithshëm për vendosjen e materialeve errësuese apo zëvendësimin e xhamave të automjeteve me xhama të errësuar. Përkundrazi, legjislacioni në fuqi lejon modifikime të tilla, me kusht që ato t’i nënshtrohen procedurave të verifikimit teknik dhe atestimit sipas standardeve ligjore.

Gjykata vlerësoi se dispozitat e shfuqizuara krijonin kufizime të reja që nuk burojnë nga ligji. Konkretisht, paragrafi 1 lejonte xhamat e errët vetëm për automjetet që i kishin të instaluara nga prodhuesi, ndërsa paragrafi 3 ndalonte në mënyrë të përgjithshme vendosjen e folieve errësues në xhamat e automjeteve.

Sipas Supremes, këto dispozita nuk përbënin zbatim të ligjit, por vendosnin ndalime të reja materiale që nuk ishin paraparë nga Kuvendi përmes ligjit. Për të njëjtën arsye është shfuqizuar edhe paragrafi 4, i cili i jepte Ministrit të Punëve të Brendshme kompetencën për të lejuar përjashtime nga ndalimi.

Në aktgjykim, Gjykata ka theksuar se organet administrative mund të nxjerrin akte nënligjore vetëm për të zbatuar dhe konkretizuar ligjin, por jo për të krijuar kufizime të reja që nuk mbështeten në autorizim të qartë ligjor.

Po ashtu, Gjykata ka vlerësuar se dispozitat e shfuqizuara krijonin trajtim të pabarabartë për automjete që ndodhen në situata të ngjashme, pa u dëshmuar nevoja për një dallim të tillë në funksion të mbrojtjes së interesit publik.

Ndërkohë, paragrafi 2 i nenit 7 ka mbetur në fuqi, pasi sipas Gjykatës ai ka karakter teknik dhe administrativ, duke rregulluar vetëm evidentimin e xhamave të errët në dokumentacionin e regjistrimit të automjetit, pa vendosur kufizime që bien ndesh me ligjin.

Gjithashtu lexoni:

Dhunohet një e mitur në Skenderaj, Prokuroria jep detaje

Aksident në Fushë-Kosovë: Trotineti përplaset nga autobusi, një i lënduar

27 vjet nga fundi i Serbisë në Kosovë

78-vjeçari humb jetën pas goditjes nga një automjet në Prizren

Dogana zbulon 19 tonë mall të skaduar në Mitrovicë

Kosova News 11/06/2026 11/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
85%
1 km/h
Thu
27 °C
Fri
18 °C
Sat
19 °C
Sun
24 °C
Mon
24 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania dhe Zvicra dominuan votimin jashtë Kosovës, KQZ nis numërimin
12:16 -11/06/2026
“Lum si ti Kosovë”, ambasadori francez- Zgjedhjet ishin shembullore, tani partitë duhet të sigurojnë stabilitet institucional
12:12 -11/06/2026
Agim Ademi nga Meksika: Kosova po ndërton themele të forta për të ardhmen e futbollit
12:09 -11/06/2026
Futbolli në skenën më të madhe ndonjëherë: Çfarë duhet të dini për Kupën e Botës 2026
12:06 -11/06/2026
Nisin punimet për sanimin e rrëshqitjes së dheut në rrugën Klinë–Gurrakoc, investim mbi 373 mijë euro
12:01 -11/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?