Policia e Kosovës, dje rreth orës 10:00, në fshatin Zhegër të Gjilanit, ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale sulm ndaj personit zyrtar.
Sipas njoftimit zyrtar, të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë derisa këta të fundit ishin duke shqiptuar një kundërvajtje në trafik. Si pasojë e incidentit, si zyrtarët policorë ashtu edhe të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor.
Bëhet e duitur se me vendim të prokurorit kompetent, pas intervistimit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet e drejtësisë.


