Një sulm ndaj gazetarëve kosovarë ka ndodhur para pak çastesh në komunën e Leposaviqit.
Protestuesit serbë në Leposaviq kanë gjuajtur me shok-bomba kah gazetarët.
Ata kanë sulmuar derisa ministri Elbert Krasniqi po largohej nga objekti komunal me veturë.
Derisa kanë qenë duke ikur, disa gazetarëve u kanë rënë telefonat celularë, të cilët sipas tyre, janë marrë nga serbët që i kanë sulmuar.
Protestuesit kishin tentuar më herët gjatë ditës që të futeshin brenda edhe ata kur kishin kuptuar se Krasniqi ndodhej aty, por ishin ndaluar nga ushtarët e KFOR-it.
Ndërkohë, protestuesit kanë gjuajtur me ngjyrë veturën zyrtare të Krasniqit.


