KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sulmi terrorist në Banjskë, të mërkurën mbahet seanca ndaj 45 të akuzuarve
Siguri

Sulmi terrorist në Banjskë, të mërkurën mbahet seanca ndaj 45 të akuzuarve

Kosova News
Kosova News 15:03 -24/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Të mërkurën (25 shtator) do të nisë seanca gjyqësore ndaj 45 të akuzuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Tre prej tyre ishin arrestuar gjatë muajit shtator të vitit të kaluar dhe gjenden në paraburgim, ndërsa Milan Radoiçiq dhe tjerët janë në Serbi.

Seanca do të nisë rreth orës 09:30, kështu ka konfirmuar, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se seanca fillestare në këtë çështje penale është caktuar të mbahet me datë 25 shtator 2024, në ora 09:30”, tha ajo.

Ndryshe, sot më 24 shtator 2024 është bërë një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, një tjetër u plagos dhe një u lëndua.

Sulmi terrorist ishte organizuar nga një grup serbësh, ku organizator dhe pjesëmarrës ishte ish-nënkryetari i Listës serbe, Milan Radoiçiq, person ky i afërt me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vetë Radoiçiq, përmes avokatit të tij kishte pranuar se ishte organizator dhe pjesëmarrës në sulm.

Deri tani, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 45 personave, ndërkaq ata akuzohen për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpëlarje e parave”.

Gjithashtu lexoni:

Sveçla për Stacionin Policor në Zveçan: Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit

Barduani viziton Batalionin e Inteligjencës së KFOR-it

Konfiskohen 180 copë veshmbathje, dyshohet se ishin imitim i markave ndërkombëtare

Përurohet objekti i ri i Stacionit Policor për mbikëqyrjen e kufirit në Izvor të Zveçanit

Arrestohet një person për falsifikim të dokumenteve

Kosova News 24/09/2024 24/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
13° _ 13°
62%
3 km/h
Tue
26 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
26 °C
Sat
17 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla për Stacionin Policor në Zveçan: Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit
23:22 -09/06/2025
Kurti publikon fotografi nga Liqeni i Ujmanit: Tashmë ka rend e ligj, shërbime efikase për qytetarët dhe gjithëpërfshirje
23:18 -09/06/2025
Limaj shpreh gatishmërinë për ta zgjidhur krizën në Kuvend: Nuk kërkojmë poste në Qeveri
22:21 -09/06/2025
Një muaj paraburgim ish-policit Arbnor Spahiu të ndalur në Serbi
21:35 -09/06/2025
Kosova shënon fitore ndaj Komoreve, shkëlqen Albion Rrahmani
21:32 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?