Komisioneri për zgjerimin e Bashkimit Evropian (BE), Oliver Varhelyi, gjatë një konference për shtyp në Samitin e Ministrave të Jashtëm nw Granada tw Spanjws, u pyet se pse ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiç ka një politikë “përkëdhelëse”.
Varhelyi tha se qëndrimi i tyre ka qenë i qartë dhe se autorët e sulmit në veri të Kosovës duhet të dalin para drejtësisë, shkruan TCH.
“Mendoj se qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë. Së pari ne duhet të kemi një ulje të plotë të tensioneve mes Beogradit dhe Prishtinës. Së dyti duhet të rikthehet dialogu dhe në këtë punë të jepen rezultate duke vënë në zbatim marrëveshjet e mëparshme përfshirë ata në Ohër. Së treti, të gjithë ata autorët duhet të sillen para drejtësisë, ku autoritet serbe duhet tërësisht të bashkëpunojnë me BE-në në lidhje me këtë çështje”, ka theksuar Varhelyi.

