KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sulmi kibernetik: Hakerat kanë marrë dokumentet shtetërore të Shqipërisë!
Rajon

Sulmi kibernetik: Hakerat kanë marrë dokumentet shtetërore të Shqipërisë!

Kosova News
Kosova News 22:52 -24/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Hakerat që goditën zyrat e shtetit shqiptar, duke arritur të hyjnë në serverat e dokumenteve zyrtare, kanë arritur të marrin prej andej dokumente të ndryshëm, në një faqe të tyren në ueb.

Faqja është e pamundur të hapet nga Shqipëria, por ata kanë publikuar dokumente origjinalë. Kjo faqe mund të hapet vetëm nga jashtë Shqipërisë, sepse kompanitë që shpërndajnë internet në Shqipëri e kanë bllokuar mundësinë për të parë se çfarë publikohet.

Por Top Channel ka mundur të sigurojë ekskluzivisht disa nga dokumentet dhe mesazhet që hakerat kanë publikuar. Mesazhi i parë kërkon që Shqipëria të mos lejojë mbajtjen e samitit të opozitës iraniane. Në këtë mesazh shkruhet, “konferenca e Durrësit, çelësi i ferrit ose fundi i zjarrit”.

Ky mesazh kërkon që të mos mbahej samiti i opozitës iraniane që është strehuar në Shqipëri. Ky samit me pjesëmarrjen e gjithë grupeve që janë kundër regjimit në Iran, do të mbahej në Durrës. Por një ditë para samitit, u lajmërua anulimi i tij për shkak të kërcënimeve terroriste. Muxhahedinët thanë se ishte kërkesa e qeverisë shqiptare që çoi në anulimin e takimit. Në fakt, në këtë mënyrë është përmbushur edhe kërkesa e hakerave që sulmuan dokumentet e shtetit shqiptar.

Por hakerat nuk janë ndalur! Për të treguar seriozitetin e sulmit të tyre dhe faktin që kanë hyrë dhe kanë patur mundësinë të manipulojnë dokumentet e shtetit shqiptar, t’i kopjojnë, ndryshojnë apo fshijnë, ata kane postuar një video.

Përmendja e këtij fakti nga Top Channel disa ditë më parë solli reagimin e ashpër të kryeministrit. Por në faqen e hakerave, të cilën e kanë bllokuar që të aksesohet nga Shqipëria, janë publikuar dokumente origjinale.

Një dokument i sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, për një mision të veçantë në Turqi për dronët e famshëm bajraktar, është publikuar në faqe.

Po ashtu, një dokument i drejtueses se AKSH-it.  Vijojnë më tej dokumentet nga institucione si IKMT.

Një shkresë zyrtare e ministres së Financave tregon se hakerat kanë hyrë thellë edhe në serverat e financave.

Këto letra zyrtare të siguruara nga hakerat ngrenë dyshime se sa thellë kanë hyrë ata në arkivat sekrete, me të dhëna sensitive dhe çfarë kanë bërë me to.

Kujtojmë se megjithë ringritjen e e-Albania dhe shërbimeve të saj, ende nuk po funksionojnë disa shërbime që kanë të bëjnë me zyrën e tatimeve.

Nga ana tjetër, nuk ka ende një sqarim zyrtar të eksperteve se çfarë është duke ndodhur ende me sulmin kibernetik./TCh/

Gjithashtu lexoni:

Murati: Opozita po pengon rritjen e kapaciteteve në KEK

Pavarësia e ShBA-së, Begaj: Të bashkuar ndaj vlerave demokratike

OVL-UÇK: Mbështetja e ShBA-së, vendimtare në rrugëtimin drejt lirisë

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Digjet një objekt në Zonën Industriale në Prishtinë

Kosova News 24/07/2022 24/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
35°C
Pristina
clear sky
35° _ 34°
20%
4 km/h
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
37 °C

Lajmet e Fundit

Rashica kalon te Monchengladbachu
18:38 -04/07/2025
Osmani dhe Arifi bisedojnë për konstituimin e Kuvendit
18:33 -04/07/2025
KEK reagon ndaj dezinformatave: Projekti A3 nuk është anuluar, por pezulluar përkohësisht
17:25 -04/07/2025
Prokuroria Speciale ngritë aktakuzë kundër ministrit Fikrim Damka – dyshohet për keqpërdorim të detyrës
16:53 -04/07/2025
Ngrihet aktakuzë, i mori gati 2 milionë euro për vila që s’i ndërtoi
15:41 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?