KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Suedia shpreson se pas zgjedhjeve Turqia do ta miratojë kërkesën e saj për anëtarësim në NATO
Botë

Suedia shpreson se pas zgjedhjeve Turqia do ta miratojë kërkesën e saj për anëtarësim në NATO

Kosova News
Kosova News 19:04 -24/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Suedia është ende në pritje të miratimit nga Turqia të kërkesës së saj për anëtarësim në NATO.Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, Suedia shpreson që zgjedhjet e 14 majit në Turqi do të mund të jenë një pikë kthese në përpjekjet për të siguruar mbështetjen e Ankarasë. Suedia dhe Finlanda dorëzuan një kërkesë të përbashkët për anëtarësim në NATO vetëm disa javë pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë.Finlanda u bë anëtare e NATO-s në fillim të këtij muaji. Por kërkesa e Suedisë ende nuk është miratuar nga dy vende anëtare të NATO-s, Turqia dhe Hungaria.Ankaraja ka akuzuar Suedinë për strehim të grupeve pro-kurde që ajo i konsideron terroriste, gjë që Suedia e mohon. Që nga aplikimi për anëtarësim në NATO, grupet kurde në Suedi kanë organizuar protesta kundër një marrëveshjeje të mundshme me qeverinë e Turqisë, të cilën ata e quajnë fashiste.Por kryeministri suedez tha se shpreson që zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm në Turqi mund të shënojnë një pikë kthese.“Tani jemi në pritje të zgjedhjeve në Turqi. Mendoj se të gjithë e kuptojnë se ato do të kenë një rol thelbësor për politikën e brendshme turke dhe kjo është plotësisht e kuptueshme. Kjo ndodh në shumicën e vendeve”, tha kryeministri suedez Ulf Kristersson,Suedia do të miratojë një ligj të ri kundër terrorizmit, i cili shpreson se do të bindë Turqinë të miratojë kërkesën e saj për anëtarësim në NATO. Turqia deri më tani nuk është treguar optimiste.

“Sigurisht që suedezët kanë ndërmarrë disa hapa, por ato nuk janë të mjaftueshme. Ne presim përpjekje shtesë në periudhën e ardhshme”, tha ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu.NATO shpreson që kërkesa e Suedisë do të miratohet para takimit vjetor të aleancës në korrik.“Do të varet më shumë nga fakti nëse pas zgjedhjeve, pavarësisht se kush i fiton ato, autoritetet turke do të jenë në gjendje t’i thonë vetes dhe publikut në përgjithësi, se disa nga kërkesat e Turqisë për Suedinë janë përmbushur nga pikëpamja e zbatimit të këtij ligji”, thotë Qendra Carnegie për Paqe Ndërkombëtare.Çështjet e brendshme janë më të rëndësishme se ato të politikës së jashtme në fushatën zgjedhore të Turqisë dhe Suedia mund të përfitojë nga kjo, thotë zoti Coskun.“Sidomos tani, pas tërmeteve dhe rrethanave ekonomike në Turqi, rëndësia e politikës së jashtme ka rënë më shumë. Nga ky këndvështrim, mendoj se kjo nuk është një temë kryesore për publikun ose paritë politike në Turqi. Dhe mendoj se kjo zbut presionin e brendshëm politik për këtë çështje dhe mund të lehtësojë përpjekjet për zgjidhjen e kësaj çështje pas zgjedhjeve”, thotë ai.Partitë e opozitës në Turqi mbështesin një kandidat të vetëm, zotin Kemal Kilicdaroglu, në përpjekjet e tyre për të mposhtur presidentin aktual Rexhep Tajip Erdogan. Suedia do të mund të përfitonte nga fitorja e opozitës.“Ata e kanë bërë të qartë se do të theksojnë rëndësinë e pozicionit të Turqisë brenda NATO-s, brenda strukturave perëndimore të sigurisë”, thotë analisti Alper Coskun.Ndërkohë ligjvënësit hungarezë thonë se po bllokojnë anëtarësimin e Suedisë në NATO për shkak të kritikave të fundit nga Stokholmi rreth gjendjes së demokracisë në Hungari. Analistët thonë se miratimi i kërkesës së Suedisë për anëtarësim në NATO nga Turqia ka të ngjarë t’i bëjë presion Hungarisë që ta bëjë të njëjtën gjë./VOA

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 24/04/2023 24/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?