KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Strohmeyer fillon dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Siguri

Strohmeyer fillon dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kosova News
Kosova News 11:07 -20/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimi ka nisur dëshminë e tij, dëshmitari i 114 Prokurorisë, Hansjoerg Strohmeyer. Sipas prokurorisë, dëshmitari ka shërbyer në Kosovë si këshilltar juridik në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë nga qershori deri në shtator të 1999-ës.

“Dëshmitari W02183 ka qenë këshilltar juridik në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë nga qershori deri në shtator të 1999. Dëshmitari W2183 do të japë dëshmi për situatën që ka parë në Kosovë kur ka mbërritur dhe takimet që ka pasur me udhëheqësit e UÇK-së dhe çështjet që kanë diskutuar së bashku. Dëshmitari W02183 do të japë dëshmi për njësitet policore të UÇK-së, autoritet lokale dhe tensionet që kanë pasur UNMIK-u me qeverinë e përkohshme të Kosovës”, ka theksuar prokurorja gjatë prezantimit të dëshmitarit.


Dëshmitari ka theksuar se gjatë punës së tij në Kosovë kanë pasur dy vështirësi: si të ushtrohej autoriteti i UNMIK-ut në zonat që kontrollonte UÇK-ja dhe e dyta ishte rendi publik dhe ofrimi i shërbimeve jetike.


Sipas Strohmeyer, gjatë kësaj periudhë situate ka qenë më e tensionuar në Prizren, se sa në pjesët tjera të Kosovës.


Prokurorja paraqiti një raport që sipas saj mbante datën 16-17 qershor 1999 e që fliste për disa serbë që janë takuar me anëtarë të OSBE-së dhe kanë kërkuar ndihmë sa i takon rrëmbimeve të pretenduara të anëtarëve të tyre nga UÇK-ja.


Sipas kryetarit të trupit gjykues Charles Smith III, dëshmia e këtij dëshmitari është parashikuar që të zgjasë rreth dy ditë. Ai tha se Prokurorisë i nevojiten një orë e gjysmë, ndërsa ekipet e mbrojtjes kanë parashikuar gjashtë orë për kundërpyetje.


Përpara kësaj, trupi gjykues foli për një kërkesë të Prokurorisë që dëshmitari W02714 të dëshmojë përmes video-lidhjes për nesër paradite. Mbrojtja e Thaçit dhe Selimit nuk patën kundërshtime. Ndërsa, ajo e Krasniqit dhe Veselit kanë theksuar se do të përgjigjen nesër.

Gjithashtu lexoni:

Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar

Prokuroria: Valon Syla kafshoi dhe kapi për flokësh të dëmtuarën

Arrestohet një person për mbajtje të paautorizuar të armëve

Qytetarët serbë paralajmërojnë bllokadë në rrugën për në Merdarë – QKMK u bën thirrje udhëtarëve të shmangin këtë pikë

Shqipëria hedh një hap tjetër drejt integrimit në BE

Kosova News 20/01/2025 20/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
64%
2 km/h
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinës
23:22 -01/07/2025
Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar
23:07 -01/07/2025
Prokuroria: Valon Syla kafshoi dhe kapi për flokësh të dëmtuarën
22:31 -01/07/2025
Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë
22:26 -01/07/2025
3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit
21:45 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?