KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Stoilkoviq krah për krah me ambasadorët rus”, reagon BDI
Rajon

“Stoilkoviq krah për krah me ambasadorët rus”, reagon BDI

Kosova News
Kosova News 12:27 -15/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ditë më parë, Ivan Stoillkoviq mori pjesë në kremtimin e Ditës së Rusisë, për të cilën reagoi Bashkimi Demokratik për Integrim, që siç tha, në mënyrë publike dhe me kapacitet të plotë institucional, në emër të vetë Qeverisë, promovojnë dhe mbrojnë narrativat ruse në Maqedoni. BDI tha se këto veprime janë në kundërshtim me qëndrimet e NATO-s.

“Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës Serbe” brenda Qeverisë, të cilat në mënyrë publike dhe me kapacitet të plotë institucional, në emër të vetë Qeverisë, promovojnë dhe mbrojnë narrativat ruse në vend.

Ky precedent përbën një përplasje të drejtpërdrejtë me qëndrimet e NATO-s dhe me drejtimet e qarta të përcaktuara në deklaratat e miratuara me konsensus nga Këshilli i Aleancës Veri-Atlantike, për të cilat deri më sot kanë votuar rregullisht edhe përfaqësuesit tanë.

Në fakt, mbrojtja nga manipulimet dhe ndikimet malinje ruse është identifikuar, verifikuar dhe vlerësuar nga vetë NATO si kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj procesit të vendimmarrjes politike në vendet anëtare, dhe si rrezik serioz për unitetin e Aleancës.

Republika e Maqedonisë së Veriut është zotuar ndaj aleatëve të saj që do të vërë në dispozicion të gjitha kapacitetet dhe mekanizmat në mbrojtje nga këto ndikime, jo vetëm brenda territorit të vet, por edhe si partnere aktive në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Zëvendëskryeministri, i cili në mënyrë ironike është përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, dhe që urdhëron shkarkimin e shqiptarëve nga pozita të larta në administratë, gëzon qartazi mbështetjen e Kryeministrit Hristijan Mickoski për të gjitha veprimet e tij , diçka që e kemi parë më herët kur ndante “kartonë të verdhë” për shqiptarët që i kishte shënjestruar Stoilkovik si “të pjekur” për t’u shkarkuar.

Por në incidentin e fundit, Stoilkovik paraqiti Qeverinë duke qëndruar krah për krah me ambasadorët e Rusisë, Kinës dhe vendeve të tjera partnere strategjike të tyre, por edhe me një numër të madh të instalacioneve vendore të botës serbe dhe ruse, në mbrojtje të agresionit rus ndaj Ukrainës.

Edhe në këtë rast, Kryeministri u shfaq në rolin e relativizuesit të këtij trendi të rrezikshëm, duke u vënë sërish në mbrojtje të të preferuarit të tij në Qeveri.

Qëndrimi aktual i Qeverisë paraqet një precedent të rrezikshëm, përmes të cilit po tentohet “normalizimi” i një ndryshimi të politikës zyrtare të shtetit , me synimin për t’u larguar nga orientimi i qartë euroatlantik dhe për t’iu afruar qendrave alternative të fuqisë politike, të udhëhequra nga Pekini dhe Moska”, tha BDI.

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Kosova News 15/06/2025 15/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet
21:00 -10/07/2026
Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin
20:55 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?