Subvencionimi i tarifave të energjisë elektrike gjatë vitit 2022, mundësoi që Kosova të jetë vendi me cmimin më të lirë të energjisë elektrike në rajon dhe në Evropë.
Kështu ka bërë të ditur deputetja e LVV-së Jeta Statovci, përmes një postimi në Facebook duke thënë sejanë siguruar 400 milionë euro për sektorin e energjisë elektrike , ku sipas saj 340 milionë euro dedikohen për investime kapitale, transmeton KosovaNews.
“Përmes mases së subvencionimit të kursimit të enegjisë elektrike, dhe promovimit të eficiences së energjise, është shpenzuar deri në 15% më pak energji elektrike në krahasim me vitin paraprak.”, ka shkruar Statovci.
Sipas saj, strategjia e Energjisë së Kosovës, 2022-2031 është miratuar nga Qeveria, që qartëson qasjen afat-gjate në raport me ketë sektor jetik.
“Solar4Kosovo për ngrohje qendrore me energji diellore në bashkëpunim me KfW, parku solar në KEK bashkë me EIB dhe KfW, kapacitetet akumuluese nga Programi Kompakt i MCC.”, ka shkruar Statovci, përcjell KosovaNews.


