KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Srebrenica, udhërrëfyese për një politikë të re botërore
Rajon

Srebrenica, udhërrëfyese për një politikë të re botërore

Kosova News
Kosova News 10:04 -24/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

OKB-ja me shumicë votash e njeh si gjenocid masakrën e Srebrenicës. Me këtë vendim bashkësia ndërkombëtare jep një sinjal paralajmërues kundër çdo forme të gjenocidit.

Ditët përkujtimore nuk i kthejnë më në jetë të vrarët. Ditë të tilla as nuk e zhbëjnë padrejtësinë. E po ashtu ato as nuk mund të mbushin boshllëkun, që kanë lënë pas njerëzit e vrarë. Ditët përkujtimore janë vepra simbolike, që të paktën një herë në vit opinioni publik të ndërgjegjësohet për atë se çfarë ka ndodhur dhe të reflektohet për të. E tani me miratimin e rezolutës së OKB-së më në fund do të ketë edhe një datë, në të cilën do të përkujtohet tmerri i Srebrenicës, masakra e kryer gati 30 vjet më parë.

Në korrik 1995 ushtarët serbë tëBosnjes vranë në Srebrenicë mbi 8000 djem e burra myslimanë, me qëllim që të eliminnonin këtë grup etnik. Ushtarët holandez të helmetave të kaltra nuk e ndaluan këtë masakër, pjesërisht edhe të frikësuar për sigurinë e tyre.

Ditë përkujtimorë për gjenocidin

Këtej e tutje dita përkujtimore nuk do të sensibilizojë vetëm për tmerrin e Srebrenicës, por ajo është një ditë eksplicite, në të cilën emërtohet dhe përkujtohet si gjenocid ajo që ka ndodhur atëherë. Me vendimin për ta cilësuar gjenocid masakrën, OKB-ja ndjek vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila më 2007 e konstatoi juridikist si gjenocid atë çfarë kishte ndodhur në Srebrencië.

Konventa e OKB-së për gjenocidin e përkufizon atë si një veprim, që “ka për qëllim, të shkatërrojë pjesërisht ose tërësisht një grup kombëtar, etnik, race, apo feje”. Vrasja e shumë njerëzve të pafajshëm është jo vetëm një veprim i qëllimshëm, por i nxitur edhe nga një motivim, që synon shuarjen e identitetit të një grupi popullsie.

Gjermania bashkë me Ruandën ishin bashkënismëtare të rezolutës së OKB-së për njohjen e gjenocidit në Srebrenicë. Të dy vendet me këtë nismë donin të theksonin edhe, se gjykimet e gjykatave janë të detyrueshme, edhe kur ato mund të jenë kundër pozicionit vetiak.

Debati për gjenocidin

Ky vendim për rezolutën e OKB-së vjen në kohë, kur në mbarë botën debatohet çështja, nëse mund të cilësohet ose jo si gjenocid bombardimi i Gazës dhe uria e popullsisë atje. Afrika e Jugut ka kërkuar për këtë një proces në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë, proces ky që mund të zgjasë me vite. Gjykata në një vlerësim paraprak të kësaj akuze e ka quajtur atë si të besueshme.

E njëjta gjykatë është duke shqyrtuar edhe padinë e Nikaraguas kundër Gjermanisë për mbështetje për gjenocidin ndaj palestinezëve. Njëkohësisht kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, kërkon urdhërarreste kundër kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant si dhe tre krerëve ushtarak e politik të Hamasit nën dyshime për krime lufte dhe krime çnjerëzore. 

Standarde të dyfishta? 

Izraeli dhe dy aletatët e tij SHBA dhe Gjermania janë të indinjaur. Presidentii SHBA-së, Joe Biden, konstatoi, se ajo që po ndodh në Gazë “nuk është gjenocid”. Edhe qeveria e Gjermanisë kriitkoi, se me kërkesën për urdhërarreste ndaj të dyja palëve të konfliktit organizata terroriste Hamas vihet në një kategori me “udhëheqjen e zgjedhur në mënyrë demokratike” të Izraelit.

Në këtë klimë të ndezur ligjore dhe politike duhet vlerësuar rëndësia e votimit të OKB-së për Srebrenicën. Vendimi i OKB-së për të vendosur ditë përkujtimore për viktimat e gjenocidit të atëhershëm, do të influencojë debatin për gjenocid eventual në Gazë dhe në Ukrainë. Një debat, që vendos në një sprovë jo vetëm OKB-në. Edhe Gjermania akuzohet nga shumë vende, se po vepron me dy standarde.

Efekti në Ballkanin Perëndimor

Por edhe më shpejt e i menjëhershëm do të jetë efekti i rezolutës në Ballkanin Perëndimor, sepse Serbia dhe Republika Srpska do ta perceptojnë atë si një provokim. Në kulturën politike globale të polarizimit, natyrisht që Rusia do ta shfrytëzojë këtë debat, për të nxitur sërish potencialin e konfliktit në Ballkan. Me qëllimin strategjik, që plaga e Ballkanit të mos mbyllet.

Po ashtu në Asamblenë e OKB-së krahas Rusisë dheSerbisë janë pozicionuar edhe vende të tjera kundër kësaj dite përkujtimore, ndër to: Nikaragua dhe Venzuela e Hungaria. Rusia nuk ia ka dalë sidoqoftë këtu që të instrumentalizojë për qëllimet e saj vendet myslimane. Gjermania dhe Ruanda kanë luajtur një rol të rëndësishëm për këtë rezolutë. Eshtë një hap i rëndësishëm, që rezoluta për Srebrenicën mund të shërbejë si udhërrëfyese për një politikë të re botërore. OKB-ja ka dhënë një sinjal paralajmërues kundër çdo lloj forme të gjenocidit./DW.

Pas miratimit të rezolutës që njeh gjenocidin në Srebrenicë, Dodik thotë se serbët do të shkëputen nga Bosnja

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 24/05/2024 24/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj
15:16 -14/07/2026
Ferati: Bisedimet teknike me Vetëvendosjen do të vazhdojnë, LDK-ja është e bashkuar
15:04 -14/07/2026
Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë
14:28 -14/07/2026
BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe
14:02 -14/07/2026
Lirimi me kusht i Thaçit, Specialja: Vendimi i takon vetëm gjyqtarit
13:37 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?