Jusuf Azemi, nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), ka thënë se nga nesër pesë shkolla të kryeqytetit do të mbesin pa shërbime të punëtorëve teknikë.
Azemi tha se kjo vjen si shkak i një mosmarrëveshjeje brenda Komunës së Prishtinës.
“Nga nesër 5 shkolla të Prishtinës do të mbesin pa shërbimet e punëtorëve teknikë, shkak mosmarrëveshjet brenda Komunës së Prishtinës: Shkolla e Muzikës, Bujqësia, Model, Ekonomia dhe Gjimnazi Matematikor nuk do të kenë paga fare për shkurt falë neglizhencës së Administratës sē Komunës”, shkroi Azemi në Facebook.


