KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sot skadon afati për lirim të objektit që shfrytëzohet nga strukturat ilegale
Politikë

Sot skadon afati për lirim të objektit që shfrytëzohet nga strukturat ilegale

Kosova News
Kosova News 08:28 -08/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot skadon afati i vendimit pas shtyrjes prej dy javësh për lirimin e objektit të komunës së Mitrovicës së Veriut, nga institucionet që funksionojnë nën sistemin e Qeverisë së Serbisë.

Objekti që gjendet në Lagjen e Boshnjakëve, aktualisht shfrytëzohet nga 4 institucione që funksionojnë si struktura paralele.

Ditë më parë në një intervistë për RTK-në, Erden Atiq ka theksuar se lirimi i këtij objekti do të ndodhë përfundimisht më 8 Shtator, pa shtyrje të mëtutjeshme.

Për kryetaren e Iniciativës së Re Sociale, Jovana Radosavljeviq, dita e premte mund të sjellë përsëritje të skenave që kemi parë më 26 maj, nëse nuk arrihet një kompromis.

“Ajo që është më realiste dhe që mund të presim në këtë moment, është skenari i mundshëm i 26 majit, kur kryetarët e komunave dhe pjesëtarët e njësive speciale të Policisë së Kosovës hynë me  dhunë në objektet komunale në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.  Deri në ndonjë zgjidhje kompromisi apo shtyrje të këtij vendimi nga institucionet e Kosovës, potencialisht mund të presim edhe incidente, por duke u mësuar nga përvojat e muajve të kaluar, shpresoj se në këtë situatë KFOR-i do të jetë në gatishmëri dhe do të reagojë më shpejt në krahasim me 26 maj”, ka thënë Jovana Radosavljeviq- Iniciativa e Re Sociale

Veton Elshani, Zv. Komandant i Policisë për Veri, i ka thënë RTK-së se nuk kanë kërkesë zyrtare për të asistuar në lirimin e objektit.

Për vendimin e Atiq pati reaguar edhe Bashkimi Evropian, duke vlerësuar se roli i kryetarëve aktualë në komunat veriore të vendit është administrativ dhe vendimet e tilla ndikojnë në rritjen e tensioneve në veri të vendit.

Gjithashtu lexoni:

Sveçla: Serbia vazhdon të mbetet si në kohën e Millosheviqit

Komandanti i KFOR-it: NATO-ja vazhdon të bashkëpunojë me të gjitha organizatat e sigurisë në Kosovë, në përputhje me mandatin e saj afatgjatë të OKB-së

Hoxha: Hapja e konsullatës serbe në Shkodër s’nënkupton pandjeshmëri ndaj Kosovës

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Kosova News 08/09/2023 08/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla: Serbia vazhdon të mbetet si në kohën e Millosheviqit
22:51 -02/08/2026
Haxhiu: Dyshimet për një varrezë të dytë masive, rikujtim i rëndë i krimeve të kryera gjatë luftës dhe dëshmi se drejtësia ende nuk është përmbushur
22:23 -02/08/2026
Zbulohet një tjetër lokacion në Zubin-Potok ku dyshohet për mbetje mortore
21:18 -02/08/2026
Biserko: Zbulimi i varrezave të reja masive hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë për krimet në Kosovë
19:59 -02/08/2026
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, mohim i krimeve
19:54 -02/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?