KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sot protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës
Ekonomi

Sot protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës

Kosova News
Kosova News 08:39 -19/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në kohën kur në Kuvendin e Kosovës sot nga ora 12:00 do të mblidhen ata që u mandatuan nga qytetarët në zgjedhjet e 9 shkurtit, për konstituimin e legjislativit për herë të tretë, jashtë këtij objekti do të zhvillohet protestë, përmes së cilës do të kundërshtohet rritja e çmimit të energjisë elektrike.

Organizatorët duke ftuar qytetarët në protestë, kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës, bllokim rrugësh e institucionesh nëse kërkesa e tyre nuk merret parasysh, duke thënë se nuk do të ndalen deri kur të ketë pezullim të këtij vendimi të ZRrE-së.

“Natyrisht prej këtij sheshi do t’i bëjmë thirrje gjithë deputetëve të Republikës së Kosovës që të shtyjnë përpara këtë proces, dhe momentin e parë që konstituohet Kuvendi të thirret menjëherë në Komisionin për Energji, ZRrE-ja për raportim, dhe sa më parë ky vendim të pezullohet. Nëse edhe pas protestës vazhdohet të mos ketë reflektim natyrisht se do të jemi të detyruar që protestat t’i masovizojmë dhe ky masovizim nënkupton edhe përshkallëzim. Nuk jemi të lumtur që t’i japim kësaj lloj mesazhesh as nuk jemi në frymën e asaj që përshkallëzohet situata. Por, nëse do të ketë nevojë siç kemi thënë në fillim do të bllokojmë edhe rrugët edhe institucionet në mënyrë që zëri të dëgjohet edhe më tutje”, ka dklaruar dje në konferencë, Besnik Shabiu nga Grupi “Asnjë cent më shumë”.

Kurse, avokati, Ardian Bajraktari ka theksuar se krahas padisë kanë punuar edhe në hartimin e propozimit për masë të përkohshme, çka do të shtynte sipas tij, ekzekutimin e vendimit.

Zyra e Rregullatorit për Energji, së fundi aprovoi tarifat e reja që reflektojnë rritjen lineare të tarifave të rregulluara prej 16.1 % për të gjitha kategoritë e konsumatorëve në kuadër të shërbimit universal. Sipas ZRRE-së kërkesa/propozimi fillestar i KOSTT-it për të Hyrat e Lejuara Maksimale për OST/OT – ka qenë 101.878 milionë euro, ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 88.198 milionë euro.

Ndërsa kërkesa/propozimi fillestar i KEDS-it për të Hyrat e Lejuara Maksimale për OSSH ka qenë 214.45 milionë euron, ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 180.653 milionë euro. Ndërkaq kërkesa/propozimi fillestar i KESCO-s për të Hyrat e Lejuara Maksimale për FSHU ka qene 447.626 milionë euro, ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 435.626 milionë euro, ku përfshihen operatorët e licencuar OSSH dhe OST/OT.   Sipas ZRRE-së, tarifat me blloqe për konsumatorët shtëpiak dhe tarifat ditë-natë për të gjitha kategoritë e konsumatorëve do të përdoren për të nxitur konsumin efiçient të energjisë elektrike.

Shumica e komenteve të dërguar në ZRRE, kanë qenë kundër shtrenjtimit të rrymës, përfshirë edhe Presidenca e Kosovës, e cila kundërshtoi propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. ZRRE thotë se ka përkrahje edhe nga Vjena për këtë çështje.

Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 maj

Sipas tarifave të reja të miratuar nga ZRRE, konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë brenda një muaji do të paguajnë 9.05 centë për kilovat nga 7.79 centë sa paguajnë tani.

Ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, kilovati do të kushtojë 15.43 centë nga 13.29 sa është aktualisht.

Gjatë periudhës nga 1 prilli deri më 30 shtator nga ora 23:00 deri në 08:00 të mëngjesit, çmimi për kilovat është shtrenjtuar në 3.88 centë nga 3.34 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovatë. Ndërkaq, ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë do të paguajnë 7.28 centë për kilovat nga 6.27 sa paguajnë aktualisht.

Gjithashtu lexoni:

Ministrja Rizvanolli mbron Shefen e Kabinetit pas emisionit kontrovers: Dezinformatat nuk mund të na ndalin

Zgjidhet çështja e mosnjohjeve të barkodeve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare

Arrestohen dy persona në Komoran për sulm dhe grabitje me armë

Kosova mposht Armeninë me plot meritë në “Fadil Vokrri”

Stipe Mesiq shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit

Kosova News 19/04/2025 19/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend
12:35 -07/06/2025
Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë
12:01 -07/06/2025
Ish-këshilltarja e Trumpit: Rusia është në luftë me Britaninë, SHBA-ja s’është më aleate e besueshme
11:44 -07/06/2025
Dështon edhe këtë herë konstituimi i Kuvendit
11:27 -07/06/2025
Rama: Defender 25, një nga stërvitjet më komplekse të dekadës së fundit
11:04 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?