Aktualisht në vendin tonë ka rezultuar një i vdekur si pasojë e COVID-19, ndërkaq nuk ka asnjë rast të ri. Kjo është bërë e ditur në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit nuk ka të vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa është shëruar 1 person.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.212 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904.327 qytetarë.
Deri më sot 824.706 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.198 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,789 persona.
Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës./KosovaNews/
