Edhe 85 infermierë të rinj nga dita e sotme do të fillojnë punën në klinika të ndryshme të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).
Kështu është thëne në një njoftim që ka lëshuar për media Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).
Punësimi i tyre do të zbusë pjesërisht mungesën e infermierëve në klinikat e QKUK-së.
Infermierët e rinj procedurën e nënshkrimit të kontratave e kanë bërë gjatë ditës së djeshme.
Me këtë rast, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, infermierëve iu ka dëshiruar punë të mbarë, duke i porositur ata, që në qendër të punës së tyre të kenë kujdesin ndaj pacientëve.
Nga 85 infermierët e pranuar së fundmi, 70 janë më kualifikim bachelor dhe 15 me shkollim të mesëm.


