Çështja e furnizimit të nxënësve me tekstet shkollore këtë vit ka ngjallur reagime të shumta, pas vendimit të MASHTI-t që mjetet për blerjen e teksteve t’u barten në llogari prindërve.
E shkak i gjendjes së krijuar si rrjedhojë e këtij vendimi, Kuvendi i Kosovës ka vendosur që sot të mbajë seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar pikërisht për këtë problematikë.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin që ka lëshuar për medie Kuvendi i Kosovës.
“Debat parlamentar lidhur me dështimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024”, thuhet në njoftim.
Seanca pritet të nis në orën 12:00.


