Sot në Prishtinë organizohet marsh qytetar nën moton “Drejtësi, jo politikë”, i cili mbahet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Shënimi i 18-vjetorit të shtetësisë së Kosovës, edhe këtë vit, bëhet nën hijen e proceseve gjyqësore në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së.
Ismail Tasholli, nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, ka deklaruar për RTK se numri i pjesëmarrësve pritet të jetë dyfish më i madh se në marshin e parë, ku morën pjesë rreth 100 mijë qytetarë. “Me siguri do të jenë rreth 200 mijë, por edhe më shumë nuk do të na befasonte, duke parë gatishmërinë e lartë të qytetarëve kudo që po shkojmë”, theksoi ai.


