Manchester City dhe Arsenali ndeshen sot në finalen e Community Shield.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Wembley”, duke filluar nga ora 17:00.
Ideja e finales së këtij kompeticioni që luhet është të takohen në finale fituesi i Premier Leagues dhe ai i FA Cup, por duke e ditur që City ka fituar të dy trofetë, atëherë Arsenal do të luajë si dikush që ka zënë vendin e dytë në Premier League.
Në edicionin e kaluar City dhe Arsenal luftuan për pozitën e parë deri në fund të kampionatit.
Sezoni i ri i Premier Leagues fillon më 11 gusht.



