KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sot ekstradohet në Shqipëri “mbreti” i kokainës, Dritan Rexhepi
Rajon

Sot ekstradohet në Shqipëri “mbreti” i kokainës, Dritan Rexhepi

Kosova News
Kosova News 11:48 -08/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Shqiptari i shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi pritet të ekstradohet sot nga Turqia.

Turqia e miratoi ekstradimin në Shqipëri të Dritan Rexhepit në shkurt të 2024-s, i cili u arrestua në Stamboll në muajin nëntor të vitit 2023.


Mëngjesi i 10 nëntorit e gjeti bosin e narkotrafikut shqiptar Dritan Rexhepi të prangosur në një vilë në Turqi vend, në të cilin ai kishte hyrë përmes një pasaporte kolumbiane të falsifikuar të regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia.


Në Shqipëri Dritan Rexhepi po gjykohet në mungesë në Gjykatën e Posaçme si porositës i rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës, më 17 janar të vitit 2020.


I  konsideruar si mjeshtri i arratisjeve nga burgjet shqiptare, italiane dhe belge, Dritan Rexhepi në mars të 2006-s, u shpall fajtor dhe u dënua me 25 vjet burgim në mungesë për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keçi e Durim Kasmi në vitin 1998.
Kush është Dritan Rexhepi?


Shqiptari më i kërkuar në botë, Dritan (Gramos) Rexhepi, i arratisur nga burgjet e tri shteteve është cilësuar si vrasësi i parë me pagesë në Shqipëri. Ai akuzohet në Shqipëri për vrasjen e dy policëve. Emri i tij lidhet edhe me rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz në janar të 2020-s, pasi vëllai i tij Astrit Prenga dyshohet se vodhi një sasi të konsiderueshme kokaine në Angli që vinte nga Amerika Latine, dhe që i përkiste pikërisht Rexhepit.

 Rexhepi është lideri i një karteli droge, i cili ka trafikuar kokainë me vlerë qindra milionë euro nga Amerika e Jugut në Evropë. Trafiku i Rexhepit i cili nisi në vitin 2014, ndërsa “Kompania Bello”, të cilin ai e drejtonte përbëhej nga 14 banda kriminale shqiptare të përfshira në trafikun e drogës./TOPChannel/

Gjithashtu lexoni:

Rama kërkon pezullimin e veprimtarisë së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Ambasada amerikane apelon shqiptarët: Mos u nisni me vizë turistike për të lindur në ShBA

Studenti nga Beogradi rrëfen tmerrin që e përjetoi kur u arrestua nga policia serbe gjatë protestës

Vuçiq i ankohet Perëndimit: Kurti i bën urat e reja në Ibër pa pëlqimin e serbëve të Mitrovicës së Veriut

“S’ka më peshq në det” – Reportazhi i AFP për efektet e ngrohjes globale në Shqipëri

Kosova News 08/01/2025 08/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
58%
1 km/h
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Barduani rikonfirmon rolin vendimtar të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit
23:15 -02/07/2025
Çitaku: Albin Kurti po i shërben Prokurorisë së Hagës duke sulmuar Thaçin e Veselin
22:52 -02/07/2025
Murati: Rreth 29 milionë euro kosto të transfereve do t’i kursenin bizneset me integrimin e Kosovës në SEPA
21:46 -02/07/2025
Kurti: PDK-ja nuk është parti, është shoqëri aksionare me 4-5 kryetarë
21:42 -02/07/2025
Kurti: Procesi i konstituimit të Kuvendit duhet të përfundojë brenda 3 javësh
21:38 -02/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?