KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sot dita e fundit për paraqitje, ministri Murati tregon se çfarë bëhet me pensionistët që nuk lajmërohen  
Ekonomi

Sot dita e fundit për paraqitje, ministri Murati tregon se çfarë bëhet me pensionistët që nuk lajmërohen  

Kosova News
Kosova News 12:03 -12/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot është dita e fundit e afatit që përfituesit e skemave pensionale të lajmërohen për verifikim. Sipas rregulloreve, çdo përfitues që nuk e kryen këtë obligim do të pezullohet nga pagesa sipas procedurave ligjore. Ministri i Financave, Hekuran Murati sot ka sqaruar se edhe për ata që nuk kanë arritur deri sot të lajmërohen, pagesat e pensioneve nuk do të humbin.

Për çështjen e pensionistëve sot foli edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili tha se paraqitja fizike në zyrat Departamentit të Pensioneve për verifikim, është kërkesë ligjore, pavarësisht se pezullimi kishte ndodhur për shkak të pandemisë.

Ai tha se kjo mënyrë po kthehet për t’u aplikuar sepse duan të sigurohen që pensionet po shkojnë në adresën e duhur.

“Ka qenë një periudhë pezullimi kur kjo kërkesë ligjore ka qenë e pezulluar për shkak të pandemisë, megjithatë marrë parasysh numrin që kemi pa që ka raste shpeshherë ai zinxhiri i raportimit nuk funksionon sa duhet nëpër institucione të tjera dhe nëpër disa komuna ose regjione, e kemi pa të nevojshme që të rikthejmë edhe një herë që të bëhet një ri-shoshitje dhe të sigurohemi që numri i pension-marrëseve të jetë i saktë sepse jemi të përkushtuar që të kemi mbështetje të dinjitetshme për të gjitha kategoritë shoqërore në vend, megjithatë duam po ashtu të sigurohemi që paratë po shkojnë në adresën e duhur, aty ku ka nevojë, edhe ky proces është bërë me këtë gjë në mendje”, vijoi Murati.

- Reklamë -

Ai tha se numri paraqitjeve po ndryshon çdo orë por shtoi se shumica dërrmuese tashmë e kanë kryer këtë obligim.

Ministri Murati tha se për pensionistët me probleme shëndetësore verifikimi kryhet nga ekipet mobile.

Ai ka sqaruar se për gjithë pensionistët që lajmërohen më vonë, nuk do të ketë probleme dhe se pagesa e pensionit do t’ju bëhet në mënyrë retroaktive.

“Mjafton që dikush prej familjes të paraqitet në zyrën e pensioneve dhe ekipi mobil shkon dhe nëse ka raste të gjendjes së rënduar shëndetësore, por edhe të çështja e këtij afati ka të bëjë me pezullimin e përkohshëm, pra kurdo që paraqitet me vonë, gjatë muajve të ardhshëm mund t’i kthehet retroaktivisht pensioni vetëm se pezullohet për momentin për të pasur mundësi që institucionet e vendit ta bëjnë verifikimin e duhur për pension-marrësit”, përfundoi Murati.

Afati i paraqitjes fizike të pensionistëve në objektet e Departament të Pensioneve apo i vizitës mobile nga zyrtarët e këtij departamenti do të përfundojë sot në ora 16:00.

Qeveria e Kosovës në kohën e fundit ka ndarë dy herë shtesa për pensionistët, si dhe disa kategori të tjera të shoqërisë, për t’iu ndihmuar të përballojnë çmimet në rritje.

Sipas të dhënave zyrtare, në Kosovë aktualisht jetojnë rreth 200.000 pensionistë.

Prej tyre, rreth 148.000 janë përfitues të pensionit të pleqërisë, që do të thotë se marrin nga 100 euro në muaj, ndërsa më pak se 50.000 janë kontributpagues. Këta të fundit ndahen në katër kategori dhe marrin nga 182 deri në 265 euro në muaj, varësisht shkollimit që kanë pasur./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor

Kosova News 12/08/2022 12/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind
20:21 -05/06/2026
Ambasadori britanik merr pjesë në Paradën e Krenarisë
19:50 -05/06/2026
LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore
19:14 -05/06/2026
Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë
18:56 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?