KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sot 7 vjet nga miratimi i Gjykatës Speciale
Politikë

Sot 7 vjet nga miratimi i Gjykatës Speciale

Kosova News
Kosova News 08:03 -03/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës më 3 gusht 2015 votuan pro ndryshimit të amendamentit kushtetues që i hapi rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Ishin 82 vota pro, 5 kundër dhe një abstenim, që i hapën rrugë Qeverisë t’i dërgojë edhe dy projektligje të tjera sa i përket Speciales.

Opozita ishte ajo që u tregua më e zëshmja në kundërshtimin e themelimit të Gjykatës Speciale, duke e quajtur të padrejtë, selektive dhe e cila do ta cenojë sovranitetin e vendit.

Kurse Qeveria dhe një pjesë e pozitës e quajtën të padrejtë këtë votim, por të domosdoshme për t’i hequr dyshimet për krime të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në luftën e fundit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për krime lufte në Kosovë vitin e kaluar ka ngritur aktakuza ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, si dhe ndaj ish-pjesëtarit të UÇk-së, Pjetër Shala.

Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Kosovës, por ndodhen në Holandë dhe kanë staf ndërkombëtar.

Gjykata Speciale ishte një propozim që kishte dalë në bazë të raportit të senatorit zviceran, Dick Marty i përfshirë më pas në raportin e Këshillit të Evropës ku hidheshin pretendime për trafik organesh të disa civilëve serbë nga ana e disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilat më pas u hetuan për tre vjet rresht nga një Task Forcë speciale ndërkombëtare e udhëhequr nga prokurori amerikan, Clint Ëilliamson.

Seanca e mbajtur më 3 gusht 2015 për Gjykatën Speciale u përshkua me tone të ashpra polemikash e replikash mes deputetëve në pozitë dhe atyre në opozitë.

Gjithashtu lexoni:

AAK-ja zyrtarizon tetë kandidatë për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale

Hoxha e PDK-së e quan të kundërligjshëm rritjen e sotme të shtesave për lehonat

Donacion prej 50 mijë dollarësh për SHKK-në – Teknologji e re për monitorim dhe siguri

“Arsenal lufte” në Zhur të Prizrenit – Policia zbarkon në agim, sekuestron armë dhe municion!

Kryeshefi i IPK-së takohet me përfaqësues ndërkombëtar, diskutohet për integritetin policor dhe bashkëpunimin e ardhshëm

Kosova News 03/08/2022 03/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
29°C
Pristina
few clouds
29° _ 28°
52%
4 km/h
Thu
28 °C
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

AAK-ja zyrtarizon tetë kandidatë për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale
18:20 -05/06/2025
Hoxha e PDK-së e quan të kundërligjshëm rritjen e sotme të shtesave për lehonat
17:46 -05/06/2025
“Jam shumë i lumtur që Ancelotti u largua, ai më mund gjithmonë” – Guardiola i gëzohet largimit të italianit
17:01 -05/06/2025
Miratohet vendimi për shpronësim – nis hapi i parë për Qarkoren e Jashtme të Gjilanit
16:58 -05/06/2025
“Për ujëra pa plastikë” – Kosova shënon Ditën Botërore të Mjedisit me thirrje për veprim dhe vetëdijesim
16:56 -05/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?