KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hoxha e PDK-së e quan të kundërligjshëm rritjen e sotme të shtesave për lehonat
Politikë

Hoxha e PDK-së e quan të kundërligjshëm rritjen e sotme të shtesave për lehonat

Kosova News
Kosova News 17:46 -05/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë se vendimi i sotëm i Qeverisë në detyrë për t’i rritur shtesat për lehonat është në kundërshtim me ligjin.

Hoxha në një postim në Facebook ka thënë se nuk është kundër që të mbështeten lehonat dhe fëmijët nga shteti, por ajo ka shtuar se Qeveria në detyrë i ka kompetencat e limituara, që mundësojnë vetëm funksionet teknike brenda kornizës buxhetore të miratuar vitin e kaluar në Kuvend.

“Le të kuptohemi drejt se askush nuk është kundër që mbështetja e shtetit për lehonat dhe fëmijët të mos bëhet. Por vendimi i sotëm është i jashtëligjshëm edhe në kuptimin e kompetencës e edhe si shumë buxhetore totale. Është e pakuptimtë dhe e papranueshme se si një njeri i cili ka më së shumti mandate të fituara në zgjedhjet e fundit dhe ka mundësi ta bëjë qeverinë e të jetë kryeministër me kompetenca të plota parapëlqen dhe vazhdon të rrijë kryeministër në detyrë ilegalisht dhe deputet njëkohësisht”, ka shkruar Hoxha.

Qeveria në detyrë i ka kompetecat e limituara që mundësojnë vetëm funksionet teknike brenda kornizës buxhetore të…

Posted by Eliza Hoxha on Thursday, June 5, 2025

Ngjashëm ka vlerësuar edhe Eugen Cakolli i KDI-së. Cakolli tha se rritja nuk është në përputhje me ligjin. 

“Askush s’e konteston që mbështetja e shtetit për lehonat dhe fëmijët është e drejtë dhe e duhur. Por vendimi i sotëm, për të dyfishuar përfitimet e tyre mujore – që në total kap shumën prej 10 milionë eurosh – nuk është në përputhje me ligjin. Ligji parashikon që një qeveri në dorëheqje të kufizohet në ushtrimin e funksioneve teknike, të paraplanifikuara dhe brenda buxhetit vjetor e Planit të Punës të miratuar më parë. Asaj nuk i jepet e drejta të ndërmarrë veprime që ndryshojnë natyrën e përfitimeve publike apo krijojnë obligime të reja fiskale për qeverinë pasuese. Vendimi i sotëm nuk është as i planifikuar, as i justifikuar nga ndonjë situatë emergjente. Përkundrazi, ai përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në politikën sociale dhe fiskale, duke shkuar përtej rolit teknik të një qeverie kalimtare. Përmes këtij akti, Qeveria ka kaluar nga roli i administrimit të përkohshëm institucional në pozitë politikëbërëse – pa mandat, pa kontroll parlamentar dhe jashtë çdo logjike demokratike”, ka shkruar Cakolli në Facebook.

Askush s’e konteston që mbështetja e shtetit për lehonat dhe fëmijët është e drejtë dhe e duhur. Por vendimi i sotëm,…

Posted by Eugen Cakolli on Thursday, June 5, 2025

Gjithashtu lexoni:

Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje

Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C

Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Kosova News 05/06/2025 05/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje
11:55 -23/07/2026
“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!
10:57 -23/07/2026
Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë
10:23 -23/07/2026
Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!
09:58 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?