KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Skepticizëm për heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës
Politikë

Skepticizëm për heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës

Kosova News
Kosova News 14:15 -17/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës vështirë se do të hiqen gjatë këtij viti. Në Francë, thonë se diskutimet për këtë çështje brenda unionit janë duke vazhduar, por vënë në pah vështirësitë për një lëvizje pozitive në këtë drejtim. Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot theksoi se janë pro heqjes graduale të masave, mirëpo, sipas tij, “veprimet e njëanshme të Qeverisë së Kosovës në veri të vendit nuk po e bëjnë të lehtë përparimin”.

Në anën tjetër, partitë opozitare në Kosovë dhe njohësit e integrimeve evropiane nuk presin që Bashkimi Evropian t’ia heqë masat Kosovës tani për tani.

Ambasadori francez në Kosovë, Guerot, tha se po shohin brenda Unionit Evropian se kur do të jetë e mundur heqja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Masat u vendosën në 23 qershor pas një lëvizjeje të Qeverisë së Kosovës që çoi në një situatë shumë të tensionuar, në trazira. Ka pasur diskutime më pas dhe diskutimet kanë rifilluar gjatë vitit 2024. Ne kemi qenë për një heqje graduale të masave, por disa veprime të njëanshme nuk e bëjnë të lehtë përparimin në atë drejtim. Diskutimet do të vazhdojnë, janë duke vazhduar dhe do të shohim se kur do të jetë e mundur heqja e tyre. Jemi pro heqjes graduale të masave”, theksoi ai për KosovaPress.

Skeptike për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës është edhe sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.

Megjithatë, ajo theksoi se të njëjtat janë të padrejta dhe se Kosova nuk meriton të ndëshkohet për shkak të, siç ka thënë ajo, sjelljes së papërgjegjshme të kryeministrit Albin Kurti.

“Partia Demokratike e Kosovës vazhdimisht ka kërkuar në çdo takim që kemi pasur me zyrtarët e Komisionit Evropian, por edhe vendet anëtare të BE-së. Tani në këtë fazë nuk është në dorën e vetme të institucioneve të BE-së, por edhe vendeve anëtare. Ne kemi kërkuar që Kosova mos të ndëshkohet për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të kryeministrit Kurti. Imagjinoni se në çfarë pike kemi arritur ne. Kosova falë kësaj qasje ka arritur të jetë në të njëjtin klub me Bjellorusinë. Kosova s’duhet të pësojë për shkak të një njeriu. Ne shpresojmë që masat të hiqen sepse ato po ndëshkojnë qytetarin e Kosovës, jo kryeministrin Kurti. Nuk pres ndonjë zhvillim shumë shpejt, pasi marrin kohë proceset e ndërtimit të institucioneve brenda BE-së. Por ne vazhdimisht kemi thënë që masat janë të padrejta dhe ato duhet të hiqen”, deklaroi ajo.

Ndërkaq, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se heqja e masave do të ndodhë vetëm me ndërrimin e Qeverisë në Kosovë.

“Zhvillimet pozitive janë vetëm me ndërrimin e Qeverisë në Kosovë. Derisa ka mentalitet të tillë qeverisës s’ka ndryshim të këtyre masave. Më mirë të them se nuk presim ndonjë ndryshim, pasi këtu nuk ka ndryshuar logjika e komunikimit dhe bashkëpunimit ose ruajtjes së partneritetit. Më së shumti jemi dëmtuar edhe në pjesën financiare, ku janë miliona të humbura nga këto masa apo sanksione që janë quajtur”, deklaroi ai.

Kurse, njohësi i zhvillimeve evropiane, Blerim Canaj, tha se heqja e masave varet nga veprimet e Qeverisë.

“Ne po jetojmë në një botë ku mbi të gjitha po monitorohen çështjet e sigurisë, pastaj ndikimi që mund të ketë Rusia në ambiente të caktuara. Po ashtu, rreziku për konflikte të vogla që do të shkonin në favor të Rusisë. Kjo varet gjithmonë se si sillet qeveria jonë dhe çfarë vendimesh merr. Në fund të ditës nga ajo do të varet heqja e masave apo jo. Gjithmonë duke pasur parasysh bashkëpunimin dhe raportet që mund t’i ketë qeveria jonë me partnerët dhe faktorin ndërkombëtar”, theksoi Canaj.

Se nuk ka vendimmarrje në BE për çështjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës e tha më 15 nëntor edhe zëdhënësi i unionit, Peter Stano.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lyen, gjatë vizitës së saj në Kosovë në fund të muajit tetor, tha se duhet punë e mëtejshme e Kosovës për heqjen e masave ndëshkuese.

BE-ja i vendosi masat ndaj Kosovës në qershor të vitit të kaluar pas tensioneve në veri të vendit.

Gjithashtu lexoni:

Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

Vdes gruaja e lënduar rëndë në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Kosova News 17/11/2024 17/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind
09:01 -15/06/2026
Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?