Sot në një ceremoni në Skënderaj, janë nënshkruar kontratat në mes të kryetarit të Komunës, Fadil Nura dhe përfituesve të granteve, nga grupet e të rinjve, klubet dhe organizatat joqeveritare, në kuadër të projektit “Komunat për të rinjtë – MY4”, i bashkëfinancuar në mes të Fondit Japonez të Zhvillimit Social dhe Komunës së Skenderajt, nën administrimin e Bankës Botërore dhe implementuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Në mësin e 12 projekteve përfitues është edhe një aplikacion me emër serb, Zoran Kovacevic, përfaqsuesit e të cili sot ka qenë edhe pjesëmarrës në këtë ceremoni të organizuar nga kreu i Skenderajt, Fadil Nura.

Po, ashtu nga ceremonia solemne e komunës, kanë treguar se njëri nga përfaqësuesit e projektit përfitues serb, ka refuzuar të dalë në fotografinë e përbashkët, i cili pastaj ka dalur nga salla.
Nuk dihet shuma monetare e sakt që i është ndarë këtij projekti, por dihet që shuma minimale e projektit përfitues është nga 1 mijë deri në 15 mijë dollarë.
“Në komunen e Skënderajt:
– Grantet për të rinjtë 15-18 vjeçar janë nga 1,000 deri 4,000 dollarë
– Grantet për të rinjtë 18- 24 vjeçar ë janë nga 6,000 deri 15,000 dollarë”, thuhej në shpalljen e shpërndare nga Drejtoresha e kësaj Drejtorie, Besarta Meha – Ademi.
