KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Skandaloze: i dënuar për fyerje dhe shpifje në Zvicër, promovohet si “analist” nëpër studiot e televizioneve të  Kosovës
Lajme

Skandaloze: i dënuar për fyerje dhe shpifje në Zvicër, promovohet si “analist” nëpër studiot e televizioneve të  Kosovës

Jeton Sopa
Jeton Sopa 16:38 -02/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Salih Rexhaj, një person anonim i lindur nëKosovë e me banim në Zvicër, kohëve të fundit vazhdimisht po shfaqet nëpër studio e emisioneve televizive e sidomos në televizionet “Klan Kosova” dhe “T7”.

Gjatë paraqitjeve live nëpër ekranet e këtyre televizioneve Rexhaj propagandon dhe shpif me lloj lloj marrëzirash që nuk përkojnë as për së afërmi me realitetin.

Është paradoksale se si ftohet ky person anonim nga këto televizione për të raportuar nga banesa e tij në zvicërr  për ngjarjet më të fundit në Kosovë.
Rasti i fundit është ngjarja tragjike e Ujmanit ku një i ri humbi jetën e ku Rexhaj lidhet live nga Zvicrra në ekranet  e televizioneve të Kosovës duke raportuar e bërë analiza sikur të ishte nga vendi i ngjarjes.

“Nuk ka pasur asnjë tentim që të nxjerret kufoma shpëtimtarët kanë ndejtë nëpër hije me telefona tu pi duhan, sepse qëllimi i qeverisë ishte që ta dërgonte FSK-në në veri…” thotë ndër të tjera nga banesa e tij në Zvicërr  Salih Rexhaj në deklaratat e tij nëpër televizionet e Kosovës.

Por kush është ky person anonim që me opinionet e tij të qorodituar tentohet t’i imponohet opinionit në Kosovë?

KosovaNews ka siguruar një dokument të prokurorisë zviceriane me të cilin dëshmohet se Salih Rexhaj në vitin 2022 është i dënuar nga autoritetet e Zvicrres për shpifje dhe fyerje.

Rexhaj është dënuar nga organet zvicerane për shpifje ndaj dy qytetarëve nga Kosova, Ismajil dhe Sami Kurteshi. Vendimi është zyrtar dhe i dokumentuar nga Prokuroria Publike e Kantonit të Cyrihut (Staatsanëaltschaft Zürich – Limmat), ku Rexhaj, pas një procesi pajtimi të ndërmjetësuar nga autoritetet gjyqësore, ka pranuar publikisht se ka përhapur deklarata të pavërteta dhe fyese, dhe ka kërkuar falje publike në rrjetet sociale.

Rasti ka të bëj me dy veprimtarët e çështjes kombëtare Sami dhe Ismajl Kurteshi të cilët njëherit kanë qenë edhe ish deputet të Kuvendit të Kosovës.

Në nëntor të vitit 2021 Salih Rexhaj përmes profilit të tij në facebook kishte shkruar një seri fyerjesh e shpifjesh ndaj Sami e Ismajl Kurteshi të cilat më pastaj ishin shpërndarë nëpër disa portale fiktive.

Pas kësaj Sami Kurteshi dhe Ismalj Kurteshi kishin  angazhuar një avokat në Zvicërr ku i kishin  bërë një kallxim penal me 26 janar 2022 në Prokurorinë e Kantonit të Cyrihut.

Prokuroria e Cyrihut ishte aktivizuar menjëher për ta trajtuar këtë çështje dhe pas mbledhjes së provave në maj të vitit 2022 kishte ngritur aktakuzë për veprën penale të shpifjes dhe fyerjes.

Duke e parë seriozitetin e çështjes Salih Rexhaj  dhe për t’i shpëtuar dënimit më të rëndë e kishte pranuar fajësinë.

Pas ndërmjetësimit të Prokurorisë për sqarimin e fakteve dhe gjendjes juridike, si dhe në përputhje me nenin 33 të Kodit Penal Zviceran (rënia nga ndjekja penale), palët kishin arritur një marrëveshje.

Prokuroria e Zvicrrës e kishte detyruar Salih Rexhajn që ta publikonte kërkimfaljen në facebook në Gjuhën Shqipe  dhe ta mbante aty për tre muaj.

1. I akuzuari Sali Rexhaj:

– deklaron se i vjen keq për çdo padrejtësi të mundshme ndaj të dëmtuarve Ismajl Kurteshi dhe Sami Kurteshi;

– kërkon falje publike në Facebook ndaj të dëmtuarve me këtë tekst (shqip):

«Dua të bëj të ditur për postimet e mia të datës 3 nëntor 2021 dhe 8 nëntor 2021. Nuk kam pasur qëllim t’ju ofendoj ose t’ju shpif Kurteshëve, përkatësisht Sami dhe Ismajl Kurteshin, si dhe të tre personave të tjerë. Kërkoj falje për këtë dhe e pranoj që nuk kanë qenë të vërteta. Në të ardhmen nuk do të bëj deklarime të tilla. Me këtë veprim, dua kam shpallur gatishmërinë t’ia dhuroj CHF 500.- një organizate humanitare në Kosovë.» thuhet në vendimin e prokurorisë së Cyrihut të cilin e ka siguruar KosovaNews.

Përveç kësaj pjesë e marrëveshjes ka qenë edhe zotimi i Rexhajt për të mos përsëritur më sjellje të tilla si dhe një donacion simbolik për një organizatë bamirëse në Kosovë në vlerë prej 500 frangash zvicerane.

– do të lërë këtë postim për të paktën tre muaj pa e fshirë;

– premton që do të respektojë të drejtat e të dëmtuarve dhe nuk do t’u shkaktojë më dëm;

– angazhohet të dhurojë një shumë prej CHF 500.00 deri më 15.06.2022 për një organizatë të dobishme (në Kosovë);

– heq dorë nga pretendimet për kompensim apo dëmshpërblim;

– pranon që shpenzimet e procedurës do të mbulohen nga shteti.

Të gjitha këto zotime duke përfshirë edhe kërkimfaljen në rrjetet sociale Rexhaj i kishte përmbushur me përpikmëri.

Megjithatë, i njëjti person vazhdon të shfaqet nëpër studio televizive në Kosovë, ku jo vetëm që nuk i përmendet e kaluara e tij gjyqësore në Zvicër, por shpesh i jepet hapësirë për të komentuar e akuzuar të tjerët, pa asnjë filtër gazetaresk dhe pa ndonjë verifikim të fakteve.

Si po promovohen shpifësit e dënuar nga gjykatat e vendeve demokratike në Kosovë?

Kjo ngre pyetje serioze për përgjegjësinë mediale në Kosovë, ku shpesh figurat që janë të diskredituara jashtë vendit, shndërrohen në “analistë” apo “ekspertë” brenda, përmes mikrofonëve të pakontrolluar.

Dëmi që i shkaktohet opinionit publik nga normalizimi i shpifjes si formë komunikimi është i konsiderueshëm. Ndërkohë që në Zvicër, sistemi i drejtësisë ka vendosur qartë: shpifja është e dënueshme, në Kosovë ende mungon reagimi i duhur, qoftë institucional, qoftë etik e gazetaresk.

Kujt po i jepet zëri?

Është koha që mediat të jenë më të kujdesshme ndaj profilit të të ftuarve, dhe që institucionet përkatëse në Kosovë të reagojnë kur qytetarë me precedentë të qartë për shpifje e manipulim përhapin dezinformata të tjera, pa asnjë pasojë.

Gjithashtu lexoni:

80 kuti të votave me postë të numëruara, VV e para me mbi 69%

Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku humbi jetën një grua

Gërvalla merr pjesë në hapjen e “Javës për Ndihmë Juridike Falas”

Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti

KQZ-ja përmbyll vlerësimin e pakove të votimit me postë, 82,809 të aprovuara

Jeton Sopa 02/08/2025 02/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

​Baraliu: LVV-ja fiton 53 mandate, modeli D’Hondt e favorizon
12:43 -15/06/2026
Niset Kontingjenti KFOR 8 nga Shqipëria drejt Kosovës
12:35 -15/06/2026
Ndalohen rrjetet sociale në Britani të Madhe për personat nën 16-vjeç
12:34 -15/06/2026
Kontigjenti KFOR 8 niset drejt Pejës, Shqipëria e quan kontribut për paqe
12:19 -15/06/2026
Katz: Izraeli do të vazhdojë të pushtojë pjesë të Libanit dhe ta ‘pastrojë’ atë nga banorët vendas
12:13 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?