Të dielën, Lamine Yamal organizoi një festë luksoze për ditëlindjen e tij të 18-të në Ibiza, por ajo që duhej të ishte një mbrëmje festive, mori vëmendje për arsye krejtësisht tjetër.
Pavarësisht masave të rrepta të sigurisë dhe ndalimit të përdorimit të telefonave celularë për të shmangur rrjedhjen e pamjeve, në media janë publikuar detaje për një episod të papritur dhe kontrovers.
Sipas raportimeve, në festë kanë qenë të pranishëm persona me shtat të shkurtër, të angazhuar vetëm për qëllime argëtimi.
Lamine Yamal has been denounced by the ADEE after hiring professional dwarves for his 18th birthday party.
— Zach Lowy (@ZachLowy) July 13, 2025
“We will take action via legal and social channels to safeguard the dignity of disabled people. These actions not only violate the law, but the fundamental values of a… pic.twitter.com/OBMEF9QO7Q
Ky veprim ka ngjallur reagimin e fortë të ADEE – Shoqatës për të Drejtat e Personave me Akondroplazi dhe gjendje të ngjashme – e cila e ka cilësuar këtë si një akt denigrues dhe të papranueshëm në shoqërinë moderne.
“Përdorimi i këtyre individëve si atraksione të gjalla për argëtim është i papranueshëm dhe bie ndesh me parimet themelore të dinjitetit, barazisë dhe respektit për personat me aftësi të kufizuara”, thuhet në deklaratën e ADEE-së, që paralajmëron masa ligjore dhe sociale ndaj këtij rasti.
Deri më tani, Lamine Yamal nuk ka reaguar publikisht, ndërsa klubi i tij, FC Barcelona, po ashtu nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen.


