KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Skandal në Arsim – Shkolla private në Prishtinë refuzon regjistrimin e fëmijës me Sindromën Down
ArsimLajme

Skandal në Arsim – Shkolla private në Prishtinë refuzon regjistrimin e fëmijës me Sindromën Down

Kosova News
Kosova News 15:02 -22/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një ngjarje e papranueshme ka ndodhur në Prishtinë, ku shkolla private British School of Kosova ka refuzuar regjistrimin e një fëmije me Sindromën Down.

Ky vendim ka shkaktuar një reagim të fuqishëm nga Rrjeti i Prindërve Edukues të Kosovës, i cili ka kërkuar veprime të menjëhershme për të adresuar këtë diskriminim të qartë.

Sipas tyre ky akt është i papranueshëm në një shoqëri që synon të ndërtojë vlera demokratike.

“Kjo qasje diskriminuese dhe përjashtuese është e papranueshme në një shoqëri që synon të ndërtojë vlera demokratike, gjithëpërfshirëse dhe të barabarta për të gjithë qytetarët e saj, veçanërisht për më të vegjlit e saj – fëmijët. Refuzimi i vajzës së vogël, Nisa, për të ndjekur mësimet në një institucion arsimor nuk është vetëm një padrejtësi ndaj një fëmije dhe një familjeje – është një dështim institucional dhe moral që i bën dëm të gjithë shoqërisë”, thuhet në reagim.

Ata kanë kërkuar nga kjo shkollë që të rishqyrtojë menjëherë vendimin e saj, dhe të kërkojë falje publike.

Ndërkoh, babai i fëmijës, Burim Sopa tha se është zhgënjyese që, në vitin 2025, ende ekzistojnë institucione arsimore që nuk ofrojnë mundësi për fëmijët me aftësi të ndryshme.

Ai e ka cilësuar këtë veprim si një dhimbje të thellë që asnjë prind nuk dëshiron ta përjetojë.

“Sot ndjeva një dhembje që si prind nuk do të doja ta përjetoja kurrë. Institucioni British School of Kosova refuzoi regjistrimin e vajzës sime, Nises, vetëm sepse ajo ka Sindromën Down. Është zhgënjyese që në vitin 2025, në një shoqëri që pretendon për përfshirje dhe barazi, ende ekzistojnë institucione arsimore që nuk i hapin dyert për të gjithë fëmijët — pavarësisht potencialit, dëshirës për të mësuar, apo të drejtës që u takon”, tha ai./

Gjithashtu lexoni:

Limaj: Kosova do ta ketë së shpejti shumicën parlamentare për tejkalimin e krizës

Kallas: BE gati të mbështesë Kosovën, liderët politikë ta kenë prioritet të ardhmen e vendi

Kapet rrjeti i kontrabandës në veri – 7 automjete të ngarkuara me mallra të dyshuara ndalohen nga Policia dhe KFOR-i

Policia i zbulon kapadaitë e TikTok-ut që tentuan të shkojnë viral duke shtënë me armë në Rahovec

Sekuestrohen mjete motorike në Leposaviq

Kosova News 22/05/2025 22/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
light rain
14° _ 13°
88%
2 km/h
Thu
21 °C
Fri
21 °C
Sat
15 °C
Sun
9 °C
Mon
10 °C

Lajmet e Fundit

Liberalizimi pa rregulla dëmton bizneset, DhTIK nis betejën ligjore kundër ZRRE-së
19:03 -22/05/2025
Gërvalla takon kryediplomaten e BE-së, Kaja Kallas
18:57 -22/05/2025
Hasani: Dënimet në Hagë mund të sjellin trazira në tërë rajonin
18:30 -22/05/2025
Bashkim Jashari viziton Bazën Ajrore në Kuçovë, takon homologun shqiptar
18:26 -22/05/2025
Modriç do të largohet nga Real Madridi
18:23 -22/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?