KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hasani: Dënimet në Hagë mund të sjellin trazira në tërë rajonin
Siguri

Hasani: Dënimet në Hagë mund të sjellin trazira në tërë rajonin

KosovaNewss
KosovaNewss 18:30 -22/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-i burgosuri politik, Nait Hasani, ka thënë se Gjykata Speciale në Hagë nuk po gjykon individë, por drejtuesit e luftës për lirinë e Kosovës.

Hasani e ka cilësuar këtë proces si të padrejtë dhe të rrezikshëm për stabilitetin e rajonit.

“Mendoj që Gjykata Speciale që nga fillimi ka qenë sfidë, që u dashtë t’i bëjë bashkë partitë në aspektin e mbrojtjes së interesit ë shtetit, vlerave të luftës, lirisë sonë dhe të UÇK-së. Gjaku i atyre dëshmorëve që është kthyer në vlerë, e është krijuar edhe shteti. Sot Kosovën e kemi shtet fal luftës sonë. Atje po gjykohet Hashim Thaçi, jo si individë, por si drejtues lufte. Rexhep Selimi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Salih Mustafa, Pjeter Shala e të tjerë. Prandaj kjo është dashur t’i bëjë bashkë politikanët që nga fillimi, pa u kursyer asgjë. Është interesi i shtetit të Kosovës, nuk duhet të lejohet të gjykohet Kosova atje”.

“Kur e shohim se me çfarë akuza, me çfarë përballje janë duke u përballur atje. Me çfarë shpifje, me çfarë intriga. Nga Serbia dhe të tjerë, edhe nga disa shqipfolës. Natyrisht që atje është lufta ime. Është mundi dhe sakrifica e atyre njerëzve që kanë bërë për liri. Atje nuk është një Hashim Thaçi, ka mund me qenë një tjetër në vend të tij. Po atje është liria e Kosovës, çlirimi jonë”, ka thënë Hasani.

Sipas tij, akuzat që po ngrihen ndaj tyre janë të pabaza dhe të nxitura nga shpifje. Hasani e ka konsideruar këtë proces si një padrejtësi të madhe historike.

Ai gjithashtu kritikoi heshtjen ndërkombëtare ndaj krimeve të kryera nga Serbia, përfshirë masakrën në burgun e Dubravës, ku janë vrarë 118 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur qindra të tjerë.

Hasani deklaroi se krimet janë kryer nga shteti serb në mënyrë të organizuar, por se vetëm UÇK-ja po gjykohet për krime të pretenduara.

“Prandaj dënimi i tyre atje, është i papërballueshëm. Ai do të krijojë trazira jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Sepse kemi shqiptarë në Maqedoni që kanë luftuar në Kosovë, shqiptarë të Shqipërisë, shqiptar të Preshevës, të Malit të Zi, të diasporës. Nga të gjitha zonat në Kosovë ka dëshmorë, gjaku i tyre është i shtrirë në çdo pëllëmbë të Kosovës. Cila është arsyeja me prit, me thënë mirë u bë, jo. nuk ka mundësi, askush nuk do ta lejoj. Po as unë vetë s’do ta lejoj se është lufta ime, është liria jonë…

E tash përballë Serbisë, ne të dalim në gjykatë dhe akuzohemi. Kur krimet e Serbia nuk janë gjykuar asnjë. Ku shteti i serb ka marrë pjesë drejtpërdrejt në burgje. Nga gardiani, polici, ushtari, deri të i burgosuri serb. Nga ministria deri të presidenti drejtpërdrejtë kanë marrë pjesë si institucione të shteti në vrasjen 118 personave dhe plagosjen  qindra të tjerëve (në burgun e Dubravës)”, ka shtuar Hasani.

Në lidhje me zhvillimet e brendshme politike, Hasani ka thënë se ende nuk ka ndonjë marrëveshje për qeverisje të re.

“Sot ishim në burgun e Dubravës, në përkujtim të 26 vjetorit. Dhe aty ishte edhe kryeministri edhe ministrja e Drejtësisë, kolegë deputetë. Kështu që nuk biseduam asgjë dhe nuk kemi asgjë të re nga ai takim që ishim.

Nuk e besoj që do të ketë një mundësi të tillë pa një marrëveshje. Mendoj që subjekte politike do të ulen, do ta kuptojnë rëndësisë, kohën, nevojë dhe momentin për një qeverisje për shkak të rrethanave politike që janë të botë. Natyrisht edhe në Gjykatën Speciale që e kemi si sfidë. Prandaj, njerëzit, në këtë rast politikanët, kryetarët e partive duhet ta gjejnë kurajën, forcën dhe të ecin përpara…”, ka thënë ndër të tjera Hasani.

Gjithashtu lexoni:

Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro

Stërvitje ushtarake e KFOR-it për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme

Policia shqipton 261 gjoba dhe konfiskon 41 mjete me dy rrota

Dyshohet se i fshehu 6 fletëvotime të paplotësuara, kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Prizren

Mashtrim me SMS në emër të bankave, arrestohen dy persona – mbi 50 mijë euro dëme dhe 150 viktima vetëm në rajonin e Prishtinës

KosovaNewss 22/05/2025 22/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
78%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
29 °C
Thu
27 °C
Fri
19 °C
Sat
19 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?