KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » S’ka kush e ndalon – Drejtori i Qendrës së Studentëve që 12 vjet mban postin kundërligjshëm, punëson kunatën e të afërm tjerë – MASHTI hesht
Lajme

S’ka kush e ndalon – Drejtori i Qendrës së Studentëve që 12 vjet mban postin kundërligjshëm, punëson kunatën e të afërm tjerë – MASHTI hesht

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 15:09 -08/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Postin e drejtorit të përgjithshëm e ka gati në atë formën si me tapi prej babës. Bëhet fjalë për drejtorin e Qendrës së Studentëve (QS), në Prishtinë, Fatmir Sfishta. Ky drejtor që ka më shumë se një dekadë i rehatuar në pozitë nga një ish- sekretar i Ministrisë i akuzuar në rastin e njohur “Pronto”, tashmë po i rehaton me pozita të larta edhe të afërmit e tij. Vetëm në konkursin e fundit në Qendrën e Studentëve, pozita udhëheqëse fituan tre persona të afërt me Sfishtën, ku në mesin e tyre është edhe është kunata – motra e gruas së tij.

Ka 12 vjet që Fatmir Sfishta e mban pozitën e drejtorit të përgjithshëm në institucionin ku brenda vitit marrin shërbime me mijëra studentë. Por, tashmë është raportuar se nga institucionet e shtetit është faktuar se ky person po e mban pozitën në kundërshtim me ligjet e Republikës së Kosovës.

Por kjo nuk po e pengon Sfishtën që ende të ulet në karrigen e drejtorit. Madje në Qendrën e Studentëve po vazhdon aktivitetet si më parë, sidomos në hapjen e konkurseve dhe punësimet e personave familjar e të afërt.

Pozita udhëheqëse motra e gruas (baxhanakesha) dhe persona të afërt me Sfishtën

KosovaNews merr vesh se për kaq vite sa është në pozitën drejtuese në QS, Sfishta ka rehatuar shumë persona të afërt në pozita drejtuese. E së fundi një pozitë të rëndësishme ka zënë edhe kunata e tij, respektivisht motra e gruas.

Nga rezultatet që janë shpallur në ueb-faqen e Qendrës së Studentëve njoftohet se pozitën udhëheqëse e Burimeve Njerëzore e ka fituar Luljete Latifi, pasi nga Komisioni përzgjedhës është vlerësuar me më së shumti pikë, me 89.66 pikë.

Nga burimet brenda Qendrës së Studentëve KosovaNews mëson se e përzgjedhura, pra Luljete Latifi është kunata (baxhanakesha) e drejtorit Fatmir Sfishta, respektivisht është motra e gruas së Sfishtës.

Po ashtu, të pranuar në pozita udhëheqëse janë edhe dy persona tjerë. Avdi Fetahu dhe Adlije Arifi morën pozita si udhëheqës të konviktit.

Edhe këta dy persona kanë raporte të afërta shoqërore me Sfishtën, ndërsa kanë edhe anëtarë tjerë të familjes të punësuar në kuadër të Qendrës së Studentëve. Avdi Fetahu që tani mori postin e udhëheqësit të konviktit e ka të punësuar kohë më parë vëllain në Qendrën e Studentëve.

Redaksia e KosovaNews i ka dërguar pyetje me shkrim Sfishtës dhe pastaj e ka kontaktuar edhe në telefon për ta pyetur për gjithë këto, mirëpo i njëjti nuk ka pranuar të flasë, duke thënë se do të kthej përgjigje me shkrim. Por edhe pse pyetjet i janë dërguar qysh më 30 gusht, Sfishta deri në kohen e publikimit të shkrimit nuk ka kthyer përgjigje. 

Konkurset e shpallura në një ditë – Latifi vetë konkurruese, por edhe pjesë e komisionit përzgjedhës

Në Komisionin përzgjedhës për pozitën udhëheqëse e Burimeve Njerëzore dhe ku fitoi Latifi, kanë qenë tre zyrtarë të QS-së, e në mesin e tyre edhe Xhavit Dakaj. Ky i  fundit, gjatë kohës sa ishte sekretar në Ministri pati bëri emërimin e Sfishtës për drejtor (tani të konstatuar nga institucionet si të kundërligjshëm), ndërsa pas largimit nga Ministria e Arsimit, Dakaj gjeti vend si drejtor Ligjor në Qendrën e Studentëve.

Edhe Komisioni përzgjedhës për dy pozitat udhëheqës në konvikte ka qenë i përbërë nga tre anëtarë, e këtu si anëtare paraqitet Luljete Latifi, e cila deri sa jepte vlerësime e pikë për të tjerët, në të njëjtën kohë vetë e fitoi një pozitë udhëheqëse.

Pra kunata e Sfishtës, deri sa në njërin konkurs garonte vetë dhe fitoi pozitën udhëheqëse e Burimeve Njerëzore në Qendrën e Studentëve, në të njëjtën kohë ishte anëtare e Komisionit për të dhënë vlerësime se kush duhet të pranohet në pozitat udhëheqës për konvikte.

Në kundërshtim me ligjet / Sfishta u emërua drejtor nga Dakaj – njëri nga të akuzuarit në rastin e njohur “Pronto”

Pak ditë më parë Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka gjetur se Fatmir Sfishta po mban pozitën e drejtorit në Qendrën e Studentëve (QS) në kundërshtim me ligjet.

Edhe për këtë KosovaNews e ka pyetur Sfishtën se a është në dijeni lidhur me opinionin e Departamentit dhe si do të veprojë tutje, por i njëjti nuk ka pranuar të përgjigjet.

Si do qoftë në opinionin e këtij Departamenti, thuhet se emërimi në pozitën e drejtorit të QS është bërë në kundërshtim me Ligjin për Shërbimin Civil, Ligjin për Administratën Shtetërore dhe aktet nënligjore që rrjedhin nga këto ligje për sa i përket bazës juridike të përdorur dhe ndër të tjera edhe të aspektit të kohëzgjatjes së mandatit/emërimit.

Sipas këtij opinioni, në konkluzionet e nxjerra thuhet se sekretari i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë (MASHT) në atë kohë Xhavit Dakaj në kundërshtim me ligjet e lartpërmendura ka bërë aktemërimet, konkretisht duke e emëruar Sfishtën për drejtor.

“Sekretari i Përgjithshëm nuk ka pasur kompetenca për të nënshkruar kontrata/aktemërime të pozitave për të cilat është kërkuar vlerësim i ligjshmërisë”, thuhet më tej në këtë opinion për të cilin ka raportuar Betimi për Drejtësi, e ku theksohet se edhe kohëzgjatja prej 12 vitesh duke mbajtur pozitën si drejtor është në kundërshtim me ligjet.

Kujtojmë se Xhavit Dakaj ishte edhe pjesë e procesit gjyqësor si njëri nga të akuzuarit në rastin e njohur “Pronto”. Dakaj dhe 10 persona tjerë pushtetarë të kohës së atëhershme akuzoheshin për kryerjen e veprës penale Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje.

Sfishta-Dakaj, shembulli më i mirë i konkretizimit të thënies popullore “njani për tjetrin”

Qëndrimi në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Qendrës së Studentëve nga ana e Fatmir Sfishtës për plotë 12 vite përmes aktemërimit nga ana e ish-sekretarit Xhavit Dakaj del të mos jetë i rastësishëm, kjo pasi që Dakaj pas largimit nga pozita e sekretarit të MASHT-it ishte emëruar në pozitën e drejtorit Ligjor të Qendrës së Studentëve.

Kështu ky është shembulli më i mirë i konkretizimit të thënies popullore “njani për tjetrin”.

Pra Dakaj e bën drejtor të përgjithshëm Sfishtën (të konstatuar nga institucionet si të kundërligjshëm). Mandej pasi Dakaj mbetet pa punë pas largimit nga Ministria, Sfishta ia kthen “të mirën”, duke e emëruar Dakajn drejtor në Drejtorinë Ligjore të Qendrës së Studentëve.

“E mira” vazhdon të kthehet prapë.  Tani Dakaj, duke qenë anëtar i komisioneve në konkurse edhe përzgjedh në pozita njerëzit e afërt të Sfishtës, si në rastin e udhëheqëses së Burimeve Njerëzore, Luljete Latifit, që është kunata e drejtorit Fatmir Sfishta, respektivisht është motra e gruas së Sfishtës.

MASHTI vetëm heshtë

Për të gjitha këto që kanë ngjarë në Qendrën e Studentëve, redaksi e KosovaNews ka tentuar të merr një qëndrim edhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), meqë nën ombrellën e kësaj ministrie funksionon edhe qendra studentore. Por, zyrtarët e MASHTI-t kanë heshtur dhe përkundër që i kemi pritur për disa ditë  me radhë nuk kanë kthyer përgjigje.

Gjithashtu lexoni:

Nagavci: Nuk ka unitet për Vjosa Osmanin si kandidate konsensuale

Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik

Kurti falënderon ambasadorin turk në takimin lamtumirës: Turqia, partnere dhe aleate e rëndësishme e Kosovës

Kurti pret bashkëpunim me kryeministrin britanik në ruajtën e demokracisë nga Rusia dhe Serbia

Raporti i Këshillit të Evropës: Kosova ka përparuar, por sfidat për lirinë e medias mbeten

TAGGED: Fatmir Sfishta, Konkursi, kunata, MASHTI, posti, Pozita, punësim, Qendra e Studenteve, studentë
Kreshnik Llabjani 11/09/2023 08/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e korrikut
13:05 -21/07/2026
MMPHI ia refuzon Lejen Mjedisore kompanisë “Kelkos Energy” për Hidrocentralin “Lumbardhi 2” në Deçan
12:47 -21/07/2026
Moti në Kosovë, IHMK: Mund të ketë stuhi, rrebeshe dhe erëra të forta në disa rajone
12:16 -21/07/2026
Nagavci: Nuk ka unitet për Vjosa Osmanin si kandidate konsensuale
11:49 -21/07/2026
Humb jetën një person, bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë
11:39 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?