Situatë më e qetë po raportohet të jetë në komunën e Zubin Potokut.
Siç raportohet tani vërehen më pak protestues në afërsi të objektit të komunës.
Por, sikurse në komunat e tjera edhe këtu ende po qëndrojnë zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe trupat e KFOR-it, të cilët po sigurohen të mos ketë eskalim të situatës.

Policia e Kosovës më parë njoftoi se protestat pranë komunave veriore me shumicë serbe, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, janë duke vazhduar.
Sipas njoftimit, protestuesit në Zveçan kanë tentuar ta kalojnë kordonin policor pranë ndërtesës së komunës, “duke shfaqur dhunë dhe duke hedhur gaz lotsjellës”.
“Policia është detyruar t’i përdorë mjetet e ligjshme, si sprejin, për t’i ndaluar protestuesit dhe për ta vënë situatën nën kontroll”, thuhet në njoftim.
Policia, po ashtu, ftoi qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar gjatë thirrjeve të protestave.
LEXO më shumë:


