KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Situata në veri, eurodeputetja Burkhard mbështet Kosovën: ShBA dhe KE të ndryshojnë rrugën
Politikë

Situata në veri, eurodeputetja Burkhard mbështet Kosovën: ShBA dhe KE të ndryshojnë rrugën

KosovaNewss
KosovaNewss 12:10 -15/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryetarja e delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Bosnje dhe Hercegovinën dhe Kosovën, Delara Burkhardt është takuar dje në Francë me presidenten Vjosa Osmanin, me ç’rast kanë biseduar për situatën në Kosovë.

Burkhard ka mbështetur Qeverinë e Kosovës lidhur me veprimet e fundit në veri të Kosovës, derisa ka kritikuar komunitetin ndërkombëtar me qasjen karshi Kosovës.

“Ne socialistët dhe demokratët në Parlamentin Evropian qëndrojmë fuqishëm në anën e Kosovës dhe qeverisë së Albin Kurtit. ShBA-në, si dhe Komisioni Evropian po marrin rrugën e gabuar në konfliktin Kosovë-Serbi, në mënyrë që ta lidhin Serbinë më ngushtë me kampin euroatlantik. Kjo politikë injoron rolin destabilizues të regjimit të Vuçiqit, i cili instrumentalizon rregullisht pakicat serbe në rajon për të vepruar kundër qeverive kombëtare në Ballkanin Perëndimor dhe shtetit të Kosovës. Kjo është dritëshkurtër.“, është shprehur ajo.

Eurodeputetja e SPD-së, Burkhard ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Komisioni Evropian duhet ta ndryshojnë rrugën e tyre. Ajo e ka konsideruar të mirë planin pesë-pikësh të kryeministrit Albin Kurti për shtensionimin në veri.

“SHBA dhe Komisioni Evropian duhet të ndryshojnë rrugën e tyre. Ne duhet të emërtojmë dhe të kundërveprojmë politikën e jashtme destabilizuese të Serbisë në mënyrë që të mbështesim Republikën Demokratike të Kosovës të drejtuar nga vlerat e BE-së. Plani 5-pikësh i qeverisë Kurti është një pikënisje e mirë.”, ka shtuar tutje ajo.

Kryeministri Kurti e paraqet popozimin pesë pikësh të Qeverisë për shtensionim të situatës në veri

Protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale në veri. Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit, kur kryetarët e betuar janë detyruar të hyjnë në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës. Të hënën (29 maj) protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar e djegur vetura të mediave.

Qeveria e Kosovës është kritikuar lidhur me veprimet në veri të vendit.

Të martën (13 qershor), është raportuar se Bashkimi Evropian ka përgatitur masa fillestare, si sanksione kundër Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave për hapa të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për uljen e tensioneve në veri. Sipas këtyre masave, sanksionet do të përfshijnë pezullimin e ftesave për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitave dypalëshe nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare.

Ndërsa, të mërkurën (14 qershor) Bashkimi Evropian ka deklaruar se kanë vendosur të ndërmarrin masa ndaj Kosovës, por që të njëjtat nuk janë sanksione. Sipas zëdhënësit Peter Stano, nuk përjashtohet mundësia për masa të tjera nëse Qeveria e Kosovës nuk i përmbush kërkesat e ndërkombëtarëve.

Gjithashtu lexoni:

Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë

Kurti: Duhet marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet

Kurti tregon se kur do të mund të mbahet seanca e radhës

Kurti: Pa marrëveshje nuk do ta krijojmë asnjë institucion, po bëj përpjekje për ta shmangur një palë zgjedhje të reja

Miftaraj: Vendi nuk shkon në zgjedhje edhe nëse nuk konstituohet Kuvendi

KosovaNewss 15/06/2023 15/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
64%
1 km/h
Thu
34 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Në Spanjë besojnë se do ta organizojnë finalen e Botërorit 2030
15:06 -06/08/2026
Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë
14:23 -06/08/2026
Kurti: Duhet marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet
14:19 -06/08/2026
Egzon Reshani në paraburgim, dyshohet për tri vepra penale
13:44 -06/08/2026
Kurti tregon se kur do të mund të mbahet seanca e radhës
13:25 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?