KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sindikalisti i afërt me PDK-në thotë se nuk mjaftojnë 50 euro, kërkon takim me Nagavcin
Arsim

Sindikalisti i afërt me PDK-në thotë se nuk mjaftojnë 50 euro, kërkon takim me Nagavcin

Kosova News
Kosova News 10:54 -09/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

U bën dy javë që Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka hyrë në grevë, kjo pasi Qeveria e Kosovës nuk ia ka plotësuar kërkesat sipas tyre, ndër to 100 euro shtesë për punëtorët deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

Sekretari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), Ymer Ymeri në një prononcim për Telegrafin tha se nëse nuk do të ketë ndonjë marrëveshje për realizimin e kërkesave të tyre greva do të vazhdoj edhe në ditët në vijim.

Lexo po ashtu: Sekretari i SBASHK-ut në lidhje të forta me PDK-në, bënte presione tek kolegët për votimin e vajzës së tij

Ai tha se vendimi i qeverisë për shumën e dhënë prej 50 eurove për tre muaj, është i papranueshëm për ta.

“Nëse nuk do të ketë ndonjë marrëveshje për realizimin e kërkesave tona atëherë greva vazhdon edhe në ditët në vijim, deri të arrihet një marrëveshje për plotësimin e kërkesave. Kemi diskutuar me anëtarësinë dhe vendimin që e ka marrë qeveria prej 50 eurove, ka qenë e papranueshme për mbi 90 për qind të anëtarësisë tonë”, tha ai.

Tutje tha se sot presin që të ndodh një takim me ministren e MASHT-it, Arbërie Nagavci me Këshillin e grevistëve.

Lexo po ashtu: Mbi 2 mijë euro pagë mujore dhe afro gjysmë milionë euro pasuri, Ymer Ymeri thotë se nuk tërhiqen nga greva

“Presim një takim ndoshta sot gjatë ditës me ministren e Arsimit dhe Këshillin Grevistë të SBASHK-ut. Këshilli grevistë i BSPK-së duhet të bëj përpjekje që ta takojë kryeministrin. Është thirr një këshill ekonomik-social nga kryetari i BSPK-së në orën 13:00 që të shikojmë mundësitë mos edhe aty po gjejmë një propozim të pranueshëm për të dy palët që Këshilli t’ia rekomandoj qeverisë…”, theksoi Ymeri.

Lexo po ashtu: SBASHK-u është organizata më keqpërdoruese – ish nënkryetari zbulon se çfarë po synojnë drejtuesit e sindikatave përmes grevës

I pyetur se cili ishte qëndrimi i presidentes, Vjosa Osmani në takimin të cilën e patën zhvilluar në presidencë, ai tha: “Presidentja i ka dëgjuar të gjitha palët duke e përfshirë dhe sindikatën dhe ka rekomanduar që të ulen qeveria dhe sindikata për të gjetur një zgjidhje. Besoj që sindikatat e kanë dhënë qëndrimin e vet dhe i kanë arsyetuar kërkesat. Mendoj që presidentja është në konsultime të brendshme me kabinetin e vet për ndoshta propozimin e ndonjë modaliteti, por deri më tash nuk kemi ndonjë propozim nga presidentja…”. 

Lexo po ashtu: Mal me shkelje ligjore në grevat e BSPK-së, KosovaNews siguron raportin e Inspektoratit

Gjithashtu lexoni:

Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës

MMPHI ia refuzon Lejen Mjedisore kompanisë “Kelkos Energy” për Hidrocentralin “Lumbardhi 2” në Deçan

Humb jetën një person, bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë

Ndahet nga jeta Beqir Beqiri, organizatori dhe punëtori shumëvjeçar i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Bogujevci takon grupin “Fontana” në 50-vjetorin e themelimit

TAGGED: Grevat, SBASHK, ymer ymeri
Kosova News 09/09/2022 09/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare
19:47 -21/07/2026
Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët
19:10 -21/07/2026
Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               
18:58 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?