KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministria e Drejtësisë nis hartimin e strategjisë së re kundër dhunës
Lajme

Ministria e Drejtësisë nis hartimin e strategjisë së re kundër dhunës

Kosova News
Kosova News 14:12 -08/09/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Ministrinë e Drejtësisë është mbajtur mbledhja e parë e Grupit Punues për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Bazë Gjinore 2027–2031.

Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Bazë Gjinore, Donika Gërvalla, tha se strategjia e re duhet të jetë më e guximshme dhe të adresojë sfidat konkrete në parandalimin dhe luftimin e dhunës.

“Për Strategjinë 2027–2031 duhet të jemi të guximshëm. Duhet të adresojmë tema që sot mund të na duken të vështira”, ka thënë Gërvalla.

Ajo vlerësoi kontributin e shoqërisë civile, organizatave dhe individëve që, sipas saj, për vite me radhë kanë kërkuar trajtimin e dhunës me seriozitet nga institucionet.

Gërvalla tha se përvoja në luftimin e dhunës në familje ka treguar se krijimi i mekanizmave parandalues, mbrojtës dhe ndëshkues jep rezultate.

Ajo theksoi se rritja e numrit të rasteve të raportuara nuk nënkupton domosdoshmërisht rritje të dhunës, por mund të jetë edhe rezultat i ndërgjegjësimit më të madh, fushatave dhe angazhimit të institucioneve, në mënyrë që viktimat të kenë më shumë besim dhe guxim për të raportuar.

“Puna në këtë fushë nuk prek vetëm gratë. Ajo prek fëmijët, familjet dhe shoqërinë në tërësi. Prandaj, qasja jonë duhet të jetë më e gjerë, më gjithëpërfshirëse dhe e fokusuar në mbrojtjen e çdo personi që preket nga dhuna”, tha ajo.

Sipas Gërvallës, dhuna është problem ndërkombëtar dhe jo fenomen vetëm i Kosovës apo i shqiptarëve, por përgjegjësia e institucioneve është që të përdorin të gjithë mekanizmat në dispozicion për ta luftuar atë.
Në takimin e parë të Grupit Punues u diskutuan gjetjet nga analiza e Strategjisë aktuale, si dhe objektivat strategjike dhe specifike që pritet të përfshihen në strategjinë e re.

Gërvalla tha se puna do të vazhdojë në takimet e ardhshme, me synimin që Strategjia Kombëtare 2027–2031 të mos mbetet vetëm dokument me objektiva, por të sjellë hapa konkretë për parandalimin, mbrojtjen dhe luftimin e dhunës

Gjithashtu lexoni:

Zbulohet murali i krerëve të UÇK-së: Prishtina pret kthimin e çlirimtarëve

Gërvalla dënon nderimet për Mlladiqin: Kjo është tallje me Evropën

Kosova vendos masë antidamping ndaj importit të farës së grurit nga Serbia

Konjufca: Diaspora kosovare forcon lidhjet mes Kosovës dhe Zvicrës

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy kantiere ndërtimi në Drenas dhe Gjakovë

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?