KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sinani fton Lajçakun që t’i takojë të zgjedhurit e Shqiptarëve në Serbi: Shqiptarët në Preshevë dhe në Serbi, mbeten të shtypur
Politikë

Sinani fton Lajçakun që t’i takojë të zgjedhurit e Shqiptarëve në Serbi: Shqiptarët në Preshevë dhe në Serbi, mbeten të shtypur

Kosova News
Kosova News 20:43 -11/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës për Preshevë Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani ka thënë se është e pakuptueshme që emisari Miroslav Lajčak nuk ka takuar ende të zgjedhurit e shqiptarëve në Republikën e Serbisë, shkruan KosovaNews.

“I kuptueshëm takimi i fundit me përfaqësuesit e listës serbe, të komunave me shumicë serbe të veriut të Kosovës, sidomos duke i marrë parasysh tensionet dhe përshkallëzimin e mundshëm të stabilitetit dhe sigurisë. Por e pakuptueshme mungesa e takimeve me të zgjedhurit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.

Sipas saj, shqiptarët në Luginën e Preshevës në veçanti dhe ata në Serbi në përgjithësi, si komunitet joshumicë, po mbeten të diskriminuar dhe të shtypur

Ajo tha se kjo qasje mund të kontribuojë në dërgimin e mesazheve të gabuara për qarqet që po nxisin destabilizimin e gjendjes së sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, sikurse tash në veriun e Kosovës.

- Reklamë -

Sinani tha se Lugina e Preshevës si rajon dhe shqiptarët në Serbi po përballen me shumë probleme për arsye të mosnormalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ajo shton se shumë të diplomuarëve shqiptarë në universitetet e Kosovës, shtetas të Republikës së Serbisë, nuk ju njihen diplomat për rreth 15 vite me radhë. Ky është vetëm njëri prej problemeve që ndërlidhet me raportet Kosovë-Serbi.

“Shumë çështje që trajtohen në dialogun Kosovë-Serbi kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me Luginën e Preshevës si rajon, e me shqiptarët e Serbisë në përgjithësi” tha ajo.

Sipas Sinanit, është kundërproduktive që në një proces normalizimi të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë të përfshihet çështja e komunitetit joshumicë serb të Kosovës dhe jo edhe çështja e komunitetit joshumicë shqiptar në Serbi.

“Përfshirja e të zgjedhurëve të tyre në proces është në shërbim të stabilitetit, sigurisë, evropianizimit dhe demokracisë së Ballkanit Perëndimor. Prandaj, z.Lajçak, Ju ftoj që të na takoni edhe neve, të zgjedhurit e shqiptarëve në Serbi. Për t’na dëgjuar. Së paku”, përfundoi ajo.

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

KQZ-ja: 80.85% e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike

Kosova News 11/03/2023 11/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?