KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Siguria e ushqimit dhe kontrollet për produktet e qumështit: Ministri Muja viziton pikat kufitare Merdarë dhe Hani i Elezit
Ekonomi

Siguria e ushqimit dhe kontrollet për produktet e qumështit: Ministri Muja viziton pikat kufitare Merdarë dhe Hani i Elezit

Kosova News
Kosova News 17:42 -06/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja së bashku me përfaqësues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), kanë zhvilluar sot një vizitë në pikat kufitare në Merdarë dhe Hani i Elezit, me qëllim të monitorimit të zbatimit të kontrolleve fitosanitare dhe veterinare, si dhe të masave të ndërmarra për mbrojtjen e tregut të qumështit dhe produkteve të tjera.

Gjatë kësaj vizite, ministri Muja po ashtu është njoftuar me ecurinë e zbatimit të masave të reja, të cilat përfshijnë vendosjen e akcizës për qumështin pluhur dhe produktet që përmbajnë vaj palme, si dhe forcimin e kontrolleve për produktet e qumështit, produktet e tjera ushqimore dhe kafshët që hyjnë në Kosovë.

Me këtë rast, është theksuar se të gjitha produktet e qumështit, si dhe produktet ushqimore dhe kafshët që importohen, po i nënshtrohen kontrolleve të shtuara dhe analizave laboratorike nga AUV-ja, në funksion të verifikimit të përbërjes, respektimit të standardeve dhe garantimit të cilësisë dhe sigurisë ushqimore për konsumatorët dhe për sektorin blegtoral në vend.

Ministri Muja gjatë kësaj vizite ka theksuar se zbatimi rigoroz i këtyre masave është thelbësor për mbrojtjen e tregut vendor të produkteve ushqimore dhe për krijimin e kushteve të barabarta për prodhuesit lokalë.

“Këto masa janë të domosdoshme dhe janë në interes të mbrojtjes së konsumatorit, garantimit të cilësisë dhe mbështetjes së prodhuesve vendorë dhe ekonomive familjare”, theksoi Ministri Muja, duke shtuar se do të vazhdojnë me kontrolle të shtuara në të gjitha pikat hyrëse, në mënyrë që çdo produkt që hyn në tregun vendorë të jetë në përputhje me standardet e përcaktuara.

Ai gjithashtu vlerësoi angazhimin e AUV-së dhe institucioneve të tjera relevante në zbatimin e këtij vendimi, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për garantimin e zbatimit të plotë të masave.

Gjithashtu lexoni:

Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja

Rizvanolli: Trainkosi me rritje të udhëtarëve dhe ulje të shpenzimeve

Kosova siguron grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit

IHMK paralajmëron stuhi të forta dhe rrezik për përmbytje lokale

Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës

Kosova News 06/05/2026 06/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm
18:00 -22/07/2026
Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja
17:56 -22/07/2026
Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë
15:42 -22/07/2026
Rizvanolli: Trainkosi me rritje të udhëtarëve dhe ulje të shpenzimeve
15:40 -22/07/2026
Policia Kufitare shpëton familjen me tre fëmijë në Himarë, rrezikuan të mbyteshin pas defektit në mjetin lundrues
15:21 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?