KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sveçla i drejtohet serbëve të Kosovës për ndërrimin e targave në RKS, ua numëron përfitimet
Siguri

Sveçla i drejtohet serbëve të Kosovës për ndërrimin e targave në RKS, ua numëron përfitimet

Kosova News
Kosova News 21:24 -01/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përkujtuar serbët e Kosovës që kanë kohë deri më 31 tetor për kthimin e targave nga ato ilegale në RKS. 

Sveçla, me anë të një video-mesazhi në ‘Facebook’ të lëshuar të shtunën në gjuhën serbe, ka thënë se ky proces ofron lehtësira të mëdha, përfshirë lirimin nga taksa doganore, administrative, tarifën për targën dhe atë të pajisjes me certifikatë të regjistrimit të automjeteve, shkruan KosovaNews.net. 

“Të nderuar qytetarë, që ky proces të përmbyllet me sukses, deri në afatin e paraparë më 31 tetor 2022. Andaj, ju bëjmë thirrje që, pa humbur kohë, të shfrytëzoni këtë mundësi. Pas kësaj date, veturat të cilat posedojnë targat ilegale, nuk do të kenë mundësinë të qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe në pikë kalimet kufitare”, deklaroi ndër të tjera Sveçla. 

Deklarimi i plotë i Sveçlës: 

- Reklamë -

Të nderuar qytetarë, 

Tashmë ka kaluar një muaj që kur procesi për regjstrimin e targave ilegale në targat legale të Kosovës, RKS. Në të gjithë Republikën e Kosovës, qytetarët veçse kanë filluar regjistrimin e tyre. Procesi dymujor, i cili përfundon më 31 tetor, është një mundësi e fundit që të gjithë pronarët që posedojnë mjete me targa ilegale, t’i kthejnë në targa RKS.  

Ky proces ofron lehtësira të mëdha, duke filluar nga regjistrimi i mjeteve më të vjetra se 10 vite, si dhe lirimin nga: 

– Taksa doganore; 

– Taksa administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve; 

– Tarifa për targën dhe 

– Tarifa për pajisje me certifikatë të regjistrimit të mjeteve. 

Gjithashtu, nga tani e tutje, ju mund të regjistroni mjetet me targat e regjionit tuaj në të gjitha qendrat për regjistrimin e automjeteve, pavarësisht vendbanimit ose vendqëndrimit tuaj në Republikën e Kosovës.  

Të nderuar qytetarë, që ky proces të përmbyllet me sukses, deri në afatin e paraparë më 31 tetor 2022. Andaj, ju bëjmë thirrje që, pa humbur kohë, të shfrytëzoni këtë mundësi. Pas kësaj date, veturat të cilat posedojnë targat ilegale, nuk do të kenë mundësinë të qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe në pikë kalimet kufitare. Liria e lëvizjes, barazia, por dhe sundimi i ligjit në tërë territorin tonë mbetet prioriteti ynë. Andaj, ju ftojmë që deri më 31 tetor, të shfryëzoni këto lehtësira dhe të bëni kthimin e targave ilegalenë targat legale RKS. 

Gjithashtu lexoni:

Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde

Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro

Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës

TAGGED: Targat RKS, Xhelal Sveçla
Kosova News 01/10/2022 01/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
17:51 -06/06/2026
Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë
14:55 -06/06/2026
Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes
14:25 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?