Ka gjysmë ore që ka nisur largimi i barrikadave në fshatin Rudarë, i cili gjendet në Zveçan.
Këto barrikada janë në rrugët kryesore që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut – pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, e të cilat ishin bllokuar që nga 10 dhjetori.
Nga pamjet që i ka kapur KosovaNews, shihen edhe persona të maskuar duke i ndezur kamionët dhe mjetet tjera të rënda.
Të njëjtit persona edhe kanë hipur në kamionë për t’i larguar nga barrikada.