KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nisin gërmimet në Prishtinë për gjetjen e dy trupave të shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës
Siguri

Nisin gërmimet në Prishtinë për gjetjen e dy trupave të shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës

Kosova News
Kosova News 13:17 -11/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ekipet mjekoligjore mëngjesin e sotëm (e enjte) kanë nisur gërmimet në varrezat e Muhaxherëve në lagjen “Mati 1” në Prishtinë pas dyshimeve për mbetje mortore për dy trupa të shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Deri tani ka përfunduar gërmimi i një lokacioni të vogël dhe ka nisur i dyti, ndërsa pritet që gjatë ditës të gërmohen edhe dy lokacione të tjera.

Kështu ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), Ditor Haliti duke shtuar se këto gërmime po bëhen me urdhëresë të gjykatës.

Ai tha se deri në këto momente nuk kanë hasur në ndonjë gjetje, por po presin deri në fund të përfundimit të gërmimeve.

“Këtu jemi me urdhëresë së Departamentit Special të Gjykatës duke ekzekutuar urdhëresën në kuptim të gërmimeve dhe zhvarrimeve të mbetjeve eventuale të personave që janë zhdukur gjatë kohës së luftës. Kemi disa informata në bazë të cilat jemi duke kërkuar edhe dy individë që potencialisht mund të gjenden në këtë zonë. Ne kemi filluar sot mëngjes me punë dhe jemi ende duke punuar dhe për momentin nuk kemi gjetje, por kemi ende punë për të bërë edhe dy lokacione shtesë për t’i mbuluar kështu që të shohim deri në fund të ditës se sa do të kemi rezultate… krejt varreza është një lokacion i tërë, por brenda saj i kemi disa mini-lokacione për momentin i kemi të identifikuar rreth 4 mini-lokacione të dytin jemi duke e përfunduar edhe dy të tjerë i kemi”, tha ai.

Derisa ka njoftuar se edhe më herët ka pasur gërmime në këto varreza të Muhaxherëve në “Mati 1”, Haliti tha se vështirësia më e madhe është mungesa e informacioneve të sakta.

“Përpara ka pasur këtu gërmime e zhvarrime, janë zhvarrosur trupa që i kanë takuar kohës se luftës prej tyre mungojnë edhe dy persona të cilët ne jemi duke i kërkuar… Vështirësia më e madhe është informata e saktë ne kemi disa skica që janë ndarë nga ekipet ndërkombëtare që kanë punuar këtu në të kaluarën, mirëpo ato harta apo skica që janë marrë në të kaluarën nuk janë edhe shumë të sakta në kuptim të interpretimit të tyre na mbetet neve të mbulojmë lokacion më të gjerë për të kuptuar a jemi në vendin e saktë apo jo”, tha ai.

Haliti u shpreh se së shpejti edhe në Podujevë do të ketë disa gërmime, përfshirë edhe disa lokacione të tjera që kanë mbetur pa përfunduar.

“E kemi edhe një urdhëresë ende të pazbatuar në Podujevë të cilën duhet ta planifikojmë së shpejti ta implemtojmë dhe i kemi disa urdhëresa të tjera të cilat janë ende në gjysmë të punës që kanë mbetur pa u implemtuar në tërësi që do tu kthehemi gjatë kësaj kohe”, u shpreh për KosovaPress, Haliti.

Ndërsa, Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur i Republikës së Kosovës (KQPZh) u shpreh se përmirësimi i kushteve atmosferike ka krijuar mundësi që t’u rikthehen gërmimeve për gjetje mortore të trupave të zhdukur gjatë luftës.

Gara tha se për të katërtën herë po zhvillohen gërmime në këtë lokacion pasi ka dyshime se edhe dy trupa ndodhen në këtë lokacion.

Sfidë kryesore për identifikimin dhe gërmimet për gjetjen e trupave të personave të zhdukur sipas tij mbeten lokacionet në territorin e Serbisë për shkak të qasjes politizuese në vazhdimësi të institucioneve serbe karshi problemit.

“Është hera e katërt që po kthehemi në këtë lokacion për shkak se gjatë trajtimit të hollësishëm të të gjitha informatave kemi konkluduar që ekzistojnë mundësitë që dy trupa ose viktima ose mbetje mortore të dy kufomave të luftës potencialisht mund të jenë në këtë hapësirë të varrezave meqë nga të gjitha të dhënat që ne kemi trajtuar kemi konfirmuar se 8 viktimat që potencialisht mbi bazën e të dhënave kanë qenë të varrosura nga spitali i Prishtinës nga forcat serbe në këtë hapësirë të lokacionit deri më tani janë zhvarrosur vetëm 6 prej tyre që nuk përjashtohet mundësia që në këtë lokacion të jenë edhe dy viktima”, u shpreh Gara.

Në Kosovë ende nuk dihet fati i mbi 1600 personave të zhdukur gjatë luftës se fundit. Më 2 maj në Bruksel në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq është arritur dakordim për Deklaratën e Personave të Zhdukur.

Gjithashtu lexoni:

BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të institucioneve

Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim ndaj dy serbëve që ushtronin presion për të votuar Listën Serbe

Terras: Dalja e ulët në zgjedhje tregon se njerëzit janë te frustruar me kaosin politik – duhet bashkëpunim mes partive

Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plagosurit

Adriana Matoshi thumbon Vjosa Osmanin: Nëse bëhem deputete, nuk të votoj presidente

Kosova News 11/05/2023 11/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të institucioneve
15:51 -08/06/2026
Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim ndaj dy serbëve që ushtronin presion për të votuar Listën Serbe
15:05 -08/06/2026
Terras: Dalja e ulët në zgjedhje tregon se njerëzit janë te frustruar me kaosin politik – duhet bashkëpunim mes partive
15:00 -08/06/2026
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plagosurit
14:45 -08/06/2026
Vendoset koncepti për ‘Memorialin Përkujtimor Adem Jashari’ në Prishtinë
14:43 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?