Një grua është goditur nga një veturë mëngjesin e sotëm në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur derisa këmbësorja ka qenë duke ecur në zebra, që janë te stacioni policor në qendër të kryeqytetit.
Nuk dihet nëse gruaja ka pësuar lëndime të rënda, por në vendin e ngjarjes, menjëherë ka arritur auto- ambulanca.
Njësitet patrulluese të policisë po merren me rastin, por të njëjtit deri tani nuk kanë dhënë ende detaje. KosovaNews do të ju mbajë të informuar me rrjedhën e kësaj ngjarje./KosovaNews


