KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kufijtë e Kosovës po ruhen më mirë se kurrë më parë, Sveçla: Të bllokuara rreth 60 rrugë ilegale që Serbia, kriminelët e kontrabandistët i kanë shfrytëzuar më herët
Siguri

Kufijtë e Kosovës po ruhen më mirë se kurrë më parë, Sveçla: Të bllokuara rreth 60 rrugë ilegale që Serbia, kriminelët e kontrabandistët i kanë shfrytëzuar më herët

Kosova News
Kosova News 13:41 -29/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Brendshëm i Kosovë, Xhelal Sveçla, ka thënë se kufijtë e Kosovës aktualisht po ruhen më mirë se kurrë më parë.

Sveçla në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se janë mbyllur rreth 60 rrugë ilegale, nëpërmjet të cilave kalonin “kriminelë të ndryshëm, e kontrabandues të ndryshëm”.

“Detyrim i imi është të kërkojë nga Policia e Kosovës t’i përmbushë obligimet kushtetuese. Një ndër to është ruajtja e kufirit. Vlerësimet operative i bën vetë Policia. Kufiri po ruhet më mirë se kurrë ndonjëherë. Janë diku rreth 60 rrugë ilegale të cilat shteti i Serbisë, kriminelët e ndryshëm, kontrabandistët i kanë shfrytëzuar më herët pa kurrfarë pengese. Tashmë kjo nuk ndodh apo ndoshta ndodh në përmasa jashtëzakonisht të vogla krahasim me më herët. Mund të themi se ajo pjesë e kufirit në veri është po aq e ruajtur, në kuptimin e antikontrabandës, sa kufiri me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë e Malin e Zi”, tha Sveçla.

I pyetur nëse ka informata për futjen e shtetasve rusë në Kosovë, Svçela ka thënë se shtetasve rusë u duhet viza për t’u futur në Kosovë.

Por, ai nuk e përjashton mundësinë që ndonjë element kriminel destabilizues është futur në territor të Kosovës.

“Në ekspozimin e armëve, eksplozivëve e pajisjeve ushtarake në Mitrovicë, keni vërejtur edhe një nga jelekët antiplumb kishte logon e njësisë speciale ruse. Është dëshmi se ose dikush nga Rusia ka ardhur e po vepron ilegalisht në veri të Kosovës, ose dikush nga ekstremistët e asaj ane ka qenë i angazhuar qoftë në luftën në Ukrainë apo në njësitet speciale ruse”, tha Sveçla.

Ai ka thënë se është botërisht e ditur ndikimi negativ e destruktiv i Rusisë në rajon dhe se “bota demokratike po bën çdo gjë për të eliminuar apo minimizuar atë”.

Gjithashtu lexoni:

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent

Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajonin e Pejës

Ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe IML-së në Jabukë të Zubin-Potokut ku dyshohet për varrezë masive

Gjendet pa ndjenja në bodrum të një ndërtese në Pejë, ndërron jetë në spital

Tentuan t’i grabisin në Rahovec, sulmuesi i maskuar qëllon me armë drejt veturës së tyre

Kosova News 29/06/2023 29/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
61%
1 km/h
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
35 °C
Sat
29 °C

Lajmet e Fundit

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën
23:38 -03/08/2026
Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore
23:32 -03/08/2026
Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent
23:28 -03/08/2026
Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?