Ad image

Aksident në Gjilan, dyshohet për një të vdekur

Kosova News
Kosova News 12:21 -07/06/2022

Një person është aksidentuar nga një veturë në lëvizje sot rreth orës 11:30 në afërsi të Spitalit Rajonal të Gjilanit.

Siç merr vesh Telegrafi  personi i aksidentuar dyshohet se ka ndërruar jetë.

“Një veturë e ka shkel një person. Ngjarja ka ndodhur afër palestrës së sporteve ‘Bashkim Selishta – Petriti’, ku dyshohet për një person (në moshë) të vdekur”, ka thënë burimi në vend të ngjarjes për Telegrafin.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani ka konfirmuar për Telegrafin se ka ndodhur një aksident, mirëpo pa dhënë detaje shtesë.

“Një aksident ka ndodhur. Njësitet e policisë janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë shkurt Hashani, transmeton Telegrafi.  

Shpërndaje