KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dëshmitari thotë se e pa Milorad Gjokoviqin gjatë ndalimit të tij
Siguri

Dëshmitari thotë se e pa Milorad Gjokoviqin gjatë ndalimit të tij

Kosova News
Kosova News 12:30 -08/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Dëshmitari Sami Gashi të mërkurën ka deklaruar para Gjykatës Themelore në Prishtinë se e ka parë të akuzuarin për krime lufte Milorad Gjokoviq më 8 maj 1999 sa ishte i ndaluar në bashkë me 39 civilë të tjerë në një garazhe në Ozdrim të Pejës. Ai ka thënë se Gjokoviqi kishte rroba të policisë dhe i kishte folur të ndaluarve në garazhin afër shtëpisë së Shemsedin Zekajt në Ozdrim.

“Na ka vizituar në garazhe, jo për derë, po për një vrimë në derë, na ka vizitu dhe na ka thënë komshi s’kom ça me ju ba është luftë… Shumë mirë e di që na i ka thënë ato fjalë”, ka rrëfyer dëshmitari.

Dëshmitari u shpreh se arsyeja pse Gjokoviqi i kishte quajtur civilët e Ozdrimit “komshi” është se fshati Vitomericë dhe Ozdrim janë ngjitur me njëri-tjetrën.

“Ozdrimi e Vitomirica janë afër dhe i referohemi si komshi”, ka thënë dëshmitari Sami Gashi.

Gashi ka theksuar se të gjithë ishin civilë dhe se në fshat nuk kishte rezistencë të armatosur të shqiptarëve. Tha se ka dëgjuar të shtëna me armë, por nuk ka mundur ta shohë se kush po gjuan.

“Çdo 1 minutë ka pas gjuajtje. Në mbrëmje në garazhe e kanë gjuajtur edhe vetë garazhin… Në Ozdrim nuk ka pas luftë frontale më 7 maj”, ka thënë ai.

Të akuzuarin tha se e njihte para luftës si ofiqar të Vitomericës, me të cilin nuk mund të kryhej punë pa i dhënë ryshfet. Tha se Gjokoviqi ishte i përfshirë në rrahje të civilëve shqiptarë edhe më 1997.

“I akuzuari ka dalë në lokalin ‘Moskva’ bashkë me të tjerë serbë të mbështetur nga policia, na kanë ndalur dhe na kanë rrahur duke u kthyer nga demonstratat”, u shpreh ai.

Gashi ka thënë se më 7 e 8 maj në Ozdrim ka pasur polici, armatë jugosllave, polici ushtarake (me kapela të kuqe) e edhe paramilitarë (me fytyra të ngjyrosura). Gashi ka shtuar se është dërguar bashkë me civilët e tjerë në Burgun e Qarkut në Pejë dhe më pas në Burgun e Leskocit në Serbi.

Sipas aktakuzës, Gjokoviq dyshohet se në fshatin Ozdrim të Pejës dhe në fshatra përreth këtij regjioni, ka aplikuar masa të vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe depërtimit të dhjetëra civilëve shqiptarë.

Gjykimi ndaj Gjokoviqit kishte nisur në verë të vitit 2023.

Gjithashtu lexoni:

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Dogana parandalon një rast të kontrabandës me mallra në Qafë Prush

Kosova News 08/05/2024 08/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA
23:28 -07/08/2026
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?