KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Si përfundoj në burg Artan Zymberi që dyshohet se u vra në burgun e Serbisë për tatuazhet shqiptare që i kishte
Rajon

Si përfundoj në burg Artan Zymberi që dyshohet se u vra në burgun e Serbisë për tatuazhet shqiptare që i kishte

Kosova News
Kosova News 00:06 -06/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Familja Zymberi nga qyteti i Pejës, por me vendbanim në Norvegji, ka bërë të ditur se djali i tyre, Artan Zymberi ka vdekur në burgun e Serbisë, më saktësisht në (Sremska Mitrovica), ku sipas dyshimeve të kësaj familjeje, Artani është vrarë në këtë burg, vetëm sepse kishte tatu në gjoks; Adem Jasharin, emblemën e UÇK-së, dhe Skënderbeun.

Vdekjen e Artan Zymberit, e ka konfirmuar vet babai i të ndjerit në një prononcim për Periskopin, ku tha se “po është i vërtetë lajmi, tani jemi në Kosovë, jemi duke shkuar për në Beograd për të marrur kufomën, dhe për të shkuar në Norvegji”.

Por si kishte përfunduar Zymberi në burgun e Serbisë?

Axha i të ndjerit, Nexhat Zymberi tregoi se e gjithë ngjarja kishte filluar, një vit më parë, kur Artan Zymberaj ishte arrestuar nga policia, për posedim të disa tabletave, hapave që sipas Zymberajt ato tableta kishin qenë të jashtëligjshme.

Zymberajt i ishte caktuar masa e burgimit për 3 vite, por që sipas tij, ai do të transferohej në Norvegji pas muajit dhjetor.

I ndjeri ishte në këtë burg tash e një vit, por që sipas Nexhatit, brenda këtij viti asnjëherë nuk kishin pasur kontakt me Artanin, e as nuk ishin takuar pasi që gjithmonë arsyetimi i burgut kur kanë kontaktuar familjarët për të pyetur për Artanin kanë qenë: “ja djali nuk po do me folë, ja nuk është aty, ja është në ushtrime.”

I gjithë dyshimi i tyre për vdekjen e Artanit është sepse ai kishte tatu; “Adem Jasharin në gjoks, Skënderbeun në tjetrën anë, shqiponjën, dhe ka pasur edhe emblemën e UÇK’së.”

Deklarata e plotë e Nexhat Zymberajt:

Na sipas informatave të prifitit që na ka tregu, na ka jep lajmin që djali ka vdekur në burgun Mitrovicës Sremit. (Sremska Mitrovica) Prifti norvegjez, se këtu në Novergji prifit zakonisht i jep informatën që ka ndërruar jetë. Sigurisht përmes konsulatës ka ardh ky informacion, unë nuk kam qenë aty ku ka ardhur ky informacion.

Çka po di unë, e kanë nxonë me do tableta, hapa, nuk e di as vet me çfarë hapa dhe u burgos atje. Dhe madje e kanë dënu 3 vjet. Ai ka nejt që 1 vit e diçka, ai ka pas mu transferu në shtetin norvegjez, sepse ai shtetas norvegjez dhe kështu mas vitit të ri ka pasë që ky ka mu transferu në Norvegji me kry burgun.

Ka qenë në burgun Sremska Mitrovica. Është burg i serbëve. Unë kam këqyrë gjithkah nëpër informata, kjo ngjarje ka pas ndodhur para 1 jave, ku kish pas ndodhur një zjarrë aty, kurse 4 gardianë janë lëndu edhe dy të burgosur janë dërguar në Novi Pazar duke u shëruar. Ku nuk e dimë a ka mundur të ketë qenë edhe ky pjesë e kësaj ngjarje.

Që 1 vit as kontakt, ja djali nuk po do me folë ja nuk është aty ja është në ushtrime. Që 1 vjet nuk kemi pasur kurrëfarë kontakti.

Na po dyshojmë se ky ka pasur, tatu, Adem Jasharin në gjoks, Skëndërbeun në tjetrën anë, shqiponjën, ka pasur edhe emblemen e UÇK’së. Ky nuk e ka ditur as gjuhën serbe se ai u lind e rritur në Norvegji. Kanë dyshime se serbët gjithçka bojnë.

Gjithashtu lexoni:

Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

Prokurori i Shtetit: Janë ndaluar pesë persona për veprat penale kundër të drejtës së votimit

Kurti bën thirrje për mbrojtje të votës

Mbi 600 të burgosur ushtrojnë të drejtën për të votuar

Haskuka me thirrje urgjente më pak se një orë para mbylljes së votimeve: Çdo votë vendos, ftoni familjarët dhe miqtë të dalin në votime!

Kosova News 06/12/2022 06/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?