KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shtiu me armë zjarri në një aheng familjar, ndalohet për 48 orë i dyshuari në Prizren
Siguri

Shtiu me armë zjarri në një aheng familjar, ndalohet për 48 orë i dyshuari në Prizren

Kosova News
Kosova News 11:49 -19/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtoria rajonale e Policisë së Kosovës në Prizren, Stacioni Policor në Prizren më 18.07.2024 rreth orës 19:10 përmes rrugëve operative kanë marre informatën se në fshatin Billushë, Komuna Prizrenit, në një aheng familjar ka të shtëna me armë zjarri.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se patrulla policore me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka lokalizuar të dyshuarin  L.S (viti i lindjes 1969), mashkull kosovar shqiptar, tek i cili është gjetur një armë e zjarrit e markës  “Beretta APX” , dy karikator 21 fishek kalibër 9X19 dhe 19 fishekë kalibër i panjohur.

Pas kontrollit në veturë e tij është gjetur edhe një çantë me një sasi të municionit: 124 fishekë kalibër i panjohur, 174 fishekë të ndryshëm të kalibrit dhe llojit të panjohur, 1 karikator i armës së gjatë AK47 i zbrazët. Gjithashtu janë gjetur edhe 5 gëzhoja ku dyshohet se i dyshuari kishte shtënë me armën e tij, në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes Njësitet e forenzikës në cilësinë e provave materiale kanë sekuestruar armën dhe municionin e gjetur.

Me urdhër të prokurorit të shtetit iniciohet rasti  “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Posedim dhe armëmbajtje pa leje”.

I dyshuari pas përfundimit të procedurave ligjore me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë. Rasti referohet në prokurorin e shtetit.

Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren u bën apel të gjithë qytetarëve për mos përdorim të armëve gjatë gëzimeve dhe ahengjeve familjare pasi në të kaluarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këso raste ka sjellë pasoja tragjike.

Gjithashtu lexoni:

Policia në Shtime gjen dhe sekuestron substancë narkotike

Kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë, kolona të gjata automjetesh në Morinë

Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent

Kurti pret në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare, Ziadin Sela, diskutojnë për aktualitetin në Kosovë

Kosova News 19/07/2024 19/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
61%
1 km/h
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
35 °C
Sat
29 °C

Lajmet e Fundit

Nafta shtrenjtohet në Kosovë, arrin në 1.80 euro për litër
10:09 -04/08/2026
Kryeprokurori i Shtetit nënshkruan marrëveshje me Institutin e Bazelit për gjurmimin dhe rikthimin e pasurive të paligjshme të Kosovës
10:07 -04/08/2026
Policia në Shtime gjen dhe sekuestron substancë narkotike
09:18 -04/08/2026
Kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë, kolona të gjata automjetesh në Morinë
08:55 -04/08/2026
Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën
08:50 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?